332 janë rastet e reja të koronavirusit në Bullgari, të regjistruara për 24 orët e fundit. Shumica e tyre janë në Sofje - 109, pasuar nga rrethet e qyteteve Plovdiv - me 27 dhe Pleven - me 23 raste. Këtë e tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit, të azhurnuara në mesnatë.
11.81 për qind e totalit të 2810 testeve të kryera janë pozitive. Testet PCR të kryera ishin 1906, antigjenet - 904.
Në 24 orët e fundit, 41 njerëz vdeqën me koronavirus të provuar. Në spitale ndodhen 5571 pacientë me infeksionin Covid-19, prej tyre 523 janë në njësitë e kujdesit intensiv.
1266 janë ata që u shëruan.
Rastet aktive janë 79 544.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..