Nënkryetari i Asamblesë Parlamentare të Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë - OSBE Kristian Vigenin do të drejtojë misionin vëzhgues në zgjedhjet parlamentare në Kazakistan. Shqipëria, si Kryetare e Përgjithshme e OSBE-së për vitin 2020, ka emëruar Vigenin si Koordinator Special i OSBE-së për zgjedhjet në Kazakistan që do të mbahen në 10 janar 2021.
Kristian Vigenin, i cili është gjithashtu nënkryetar i parlamentit bullgar, do të koordinojë punën e vëzhguesve ndërkombëtarë në ditën e zgjedhjeve. Ai më pas do të paraqesë në kryeqytetin Nur Sultan vlerësimin e parë për demokracinë e zgjedhjeve, njoftoi BTA.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..