Ministri i Shëndetësisë Profesori Kostadin Angelov raportoi një tendencë të qëndrueshme për një rritje të numrit të njerëzve të kuruar nga koronavirus në krahasim me numrin e të sapo infektuarve në brifingun e rregullt të radhës të Shtabit Operativ Kombëtar.
Ky konstatim ripohohet dhe nga fakti se është pakësuar shumë presioni mbi spitalet në kryeqytet, sipas fjalëve të kryetarit të Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Ai dha si shembull Akademinë Ushtarako-Mjekësore, ku rastet e pacientëve me probleme të rënda të frymëmarrjes janë pakësuar me 40-50%.
“Natyra e vaksinimit është ngjitëse që në ditën e parë” - në këtë mënyrë gjenerali Vencisllav Mutafçijski i përgjithësoi vërejtjet e tij nga fillimi i imunizimit kundra koronavirusit. Ai tregoi se në Akademinë Ushtarako-Mjekësore 100 dozat e caktuara nuk kanë arritur dhe është nevojitur të kthejnë shumë nga mjekët të cilët kanë paraqitur dëshirë për tu vaksinuar.
25 mijë dozat e reja të vaksinës do të mbërrijnë tek ne më 4 ose 5 janar me avion dhe do të transportohen deri tek të gjithë inspektimet shëndetësore rajonale me makinë, tha inspektori i përgjithshëm shtetëror docenti Angjell Kunçev.
Pritet që deri në fund të muajit të ardhshëm të përfundojë faza e parë nga imunizimi, i cili përfshin mjekët, dhe të fillojë vaksinimi i njerëzve të moshuar. Por, kjo mund të realizohet dhe gjatë muajit janar, në qoftë se Agjencia Evropiane për Ilaçet miraton vaksinën “Moderna”.
Më 4 janar fëmijët dhe nxënësit deri në klasën e 4 do të kthehen në kopshtet dhe shkollat, ripohoi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev.
Që nga fillimi i epidemisë afro 201 mijë veta janë infektuar me Covid-19, kurse të vdekurit po afrojnë 8 mijë. Sipas treguesit sëmundshmëri gjatë 2 javëve të fundit vendi ynë zë vendin e 24 në Bashkimin Evropian, derisa numri i atyre të cilët e kanë humbur betejën me sëmundjen, na rendit në vendin e tretë, njoftoi docenti Angell Kunçev. Ai tha akoma senë qoftë se tendenca pozitive për pakësimin e rasteve të reja ruhet të paktën edhe një javë, do të mund të mendohet për pakësimin e masave kundra epidemike.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BTA, BGNES
Dita Botërore e Radios – 13 shkurti, këtë vit i kushtohet ndryshimeve klimatike. Zgjedhja nuk është e rastësishme - viti 2025 është identifikuar nga Marrëveshja e Parisit si çelësi nëse njerëzimi do të përmbushë qëllimin e tij afatgjatë për të kufizuar..
"Më 13 shkurt të këtij viti, konsumatorët bullgarë nuk duhet të blejnë produkte në asnjë dyqan ushqimor, në asnjë zinxhir ndërkombëtar, në asnjë supermarket! Më 13 shkurt, dyqanet ushqimore duhet të mbeten bosh dhe të mos ketë asnjë blerës në to!" – për..
Universiteti Teknik në Sofje është ndoshta i vetmi në Bullgari që përveç bullgarishtes ofron shkollimin bachelor dhe master edhe në tri gjuhë të tjera - anglisht, gjermanisht dhe frëngjisht, shkruan gazeta "24 Çasa". Gjigantët globalë si IBM, NIDEC, Shwarz..