Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Natyra e vaksinimit me Covid-19 është ngjitëse

Një furnizim i ri i vaksinave pritet javën e ardhshme

Foto: BTA

Ministri i Shëndetësisë Profesori Kostadin Angelov raportoi një tendencë të qëndrueshme për një rritje të numrit të njerëzve të kuruar nga koronavirus në krahasim me numrin e të sapo infektuarve në brifingun e rregullt të radhës të Shtabit Operativ Kombëtar.

Ky konstatim  ripohohet dhe nga fakti  se është pakësuar shumë presioni mbi spitalet në kryeqytet, sipas fjalëve të kryetarit të Shtabit Operativ Kombëtar  gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Ai dha si shembull Akademinë Ushtarako-Mjekësore, ku rastet e pacientëve me probleme të rënda të frymëmarrjes janë pakësuar me 40-50%.


“Natyra e vaksinimit është ngjitëse që në ditën e parë” - në këtë mënyrë gjenerali Vencisllav Mutafçijski i përgjithësoi vërejtjet e tij nga fillimi i imunizimit kundra koronavirusit. Ai tregoi se në Akademinë Ushtarako-Mjekësore 100 dozat e caktuara nuk kanë arritur dhe është nevojitur të kthejnë shumë nga mjekët të cilët kanë paraqitur dëshirë për tu vaksinuar.

25 mijë dozat e reja të vaksinës do të mbërrijnë tek ne më 4 ose 5 janar me avion dhe do të transportohen deri tek të gjithë inspektimet shëndetësore rajonale me makinë, tha inspektori i përgjithshëm shtetëror docenti Angjell Kunçev.

Pritet që deri në fund të muajit të ardhshëm të përfundojë faza e parë  nga imunizimi, i cili përfshin mjekët, dhe të fillojë vaksinimi i njerëzve të moshuar. Por, kjo mund të realizohet  dhe gjatë muajit janar, në qoftë se Agjencia Evropiane për Ilaçet miraton vaksinën “Moderna”.

Më 4 janar fëmijët dhe nxënësit deri në klasën e 4 do të kthehen në kopshtet dhe shkollat, ripohoi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev.


Që nga fillimi i epidemisë afro 201 mijë veta janë infektuar  me Covid-19, kurse të vdekurit po afrojnë 8 mijë. Sipas treguesit sëmundshmëri gjatë 2 javëve të fundit vendi ynë zë vendin e 24 në Bashkimin Evropian, derisa numri i atyre të cilët e kanë humbur betejën me sëmundjen, na rendit në vendin e tretë, njoftoi docenti Angell Kunçev. Ai tha akoma senë qoftë se tendenca pozitive për pakësimin e rasteve të reja ruhet të paktën edhe një javë, do të mund të mendohet për pakësimin e masave kundra epidemike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria feston Orën e Tokës dhe Ditën Botërore të Ujit

Gjithçka filloi në një mbrëmje marsi të vitit 2007 me iniciativën e WWF – 2 milionë njerëz dhe 2 mijë kompani në Sidnej (Australi) fikën dritat për një orë – nga ora 20:30 deri në 21:30 – për të treguar kujdesin e tyre për natyrën dhe klimën. Në atë..

botuar më 25-03-22 6.20.PD

Për herë të 13-të Bullgaria është pjesë e Javës Botërore të Parasë

Bullgaria edhe një vit merr pjesë në nismën Java Botërore e Parasë. Ky është edicioni i 13-të i Fushatës Globale për Rritjen e Ligjërimit Financiar midis Nxënësve në Bullgari dhe vazhdon deri më 23 mars. Organizator është Rrjeti Ndërkombëtar i..

botuar më 25-03-21 5.55.PD
Vjaçesllav Llupov

Kryetari i bashkisë së Taraklisë pret bashkëpunim më aktiv me autoritetet bullgare

Afro 80% e popullsisë së qytetit moldav Taraklija janë bullgarë etnikë. Në planin historik, qyteti është themeluar në fillim të shekullit XIX nga kolonia bullgare si pasojë e një serie luftërash ruso-turke. Kryetari aktual i qytetit Vjaçesllav..

botuar më 25-03-20 7.05.PD