Objekti më i vizituar në Bullgari, kështjella Carevec në Veliko Tërnovo, përsëri do të presë turistë ditën e parë të vitit 2021. Vizituesi i parë do të pritet zyrtarisht mu në orën 12.00. Turisti do të marrë si dhuratë libra dhe një ciceron, i cili t’ia tregojë kompleksin historik arkitekturor.
Carevec është muzeu i vetëm në vend i hapur për vizita pas shtrëngimit të masave anti-epidemike gjatë nëntorit.
Që nga 2 janari muzeu “Rilindje dhe Kuvend Themelues”, qendra multimediale “Carevgrad Tërnov”, kisha “40 martirët e shenjtë” dhe kisha “Krishtlindja” në fshatin Arbanasi do të hapen për vizitues individualë, transmetoi BTA.Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..
Koka e statujës së perëndeshës së Filipopollit Tjuhe u zbulua në Bazilikën Episkopale në Plovdiv, njoftoi kreu i gërmimeve Ljubomir Merxhanov. Sipas..