Ylli i tenisit bullgar Grigor Dimitrov ka një trajner të ri dhe ky është Dante Bottini. Lajmi u ripohua nga Asociacioni i tenistëve profesionalë ATP.
Për bashkëpunimin mes të dyve filloi të flitet që në fillim të dhjetorit, por deri në këtë moment emri i tij nuk ishte shpallur zyrtarisht.
Dante Bottini e zëvendësoi Christian Groh, me të cilin Dimitrov punonte gjatë vitit të kaluar. Sukseset më serioze të trajnerit të ri lidhen me japonezin Kei Nishikori, i cili u bë numër 4 në ranglistën botërore.Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..
Pasi u bë e qartë se Federata Bullgare e Peshëngritjes kërcënohej me falimentim për shkak të gjendjes së rëndë financiare, lideri i DPS-Fillimi i Ri Deljan Peevski u takua me kryetarin e federatës Stefan Botev dhe u angazhua për zgjidhjen e problemit. Falë..
Sportistja më e mirë bullgare në skermë, Joana Ilieva, fitoi një medalje të artë në Kupën e Botës për Skermë për femra në Plovdiv. Në finale në sallën "Kollodruma" ajo mbizotëroi me 15:13 pikë ndaj italianes Chiara Mormile dhe kështu për herë të parë një..