Ylli i tenisit bullgar Grigor Dimitrov ka një trajner të ri dhe ky është Dante Bottini. Lajmi u ripohua nga Asociacioni i tenistëve profesionalë ATP.
Për bashkëpunimin mes të dyve filloi të flitet që në fillim të dhjetorit, por deri në këtë moment emri i tij nuk ishte shpallur zyrtarisht.
Dante Bottini e zëvendësoi Christian Groh, me të cilin Dimitrov punonte gjatë vitit të kaluar. Sukseset më serioze të trajnerit të ri lidhen me japonezin Kei Nishikori, i cili u bë numër 4 në ranglistën botërore.Sportistja e njohur Stefka Kostadinova u zgjodh nga Komiteti Olimpik Bullgar për të përfaqësuar Bullgarinë në ekspozitën fotografike "Gratë dhe sporti në BE", që u hap në Parlamentin Evropian në Bruksel. Ekspozita prezanton atlete ikonike femra..
Në Bullgari flitet pak për mundjen e dorës si një sport prestigjioz, por vendi ynë mund të mburret se është një fuqi botërore dhe atletët tanë janë bërë kampionë të Evropës dhe botës më shumë se një herë. Falë sportistëve si Pllamen Dimitrov, Cvetan..
Peshëngritësi bullgar Karlos Nasat fitoi një tjetër çmim prestigjioz të Kampionatit Botëror të Peshëngritjes. Ai u emërua Peshëngritësi Nr. 1 në mesin e 232 pjesëmarrësve të garës në kryeqytetin e Bahreinit, Manama. Rekordi i tij botëror prej 405 kg në..