Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

6.4% janë të infektuarit me Covid-19 pas 2 660 testeve të bëra

Foto: BTA

Rastet e reja të koronavirusit në vend gjatë 24 orëve të fundit janë 171 pas 2660 testeve të bëra, tregojnë të dhënat e Portalit Unik Informativ. Në kundërshtim të tendencës gjatë ditëve të fundit më i madh është numri i rasteve të konstatuara nëpërmjet testit të shpejtë të antigjenit – 99, sesa nëpërmjet PCR testit – 72.

Rastet aktive të koronavirusit janë 72 962. Të shtruarit në spital janë 4689. 453 janë pacientët në njësitë e kujdesit intensiv.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 34 veta me koronavirus. Të shëruarit janë 944.

Gjatë harkut të shënuar kohor prej 24 orësh nuk ka të vaksinuar, shënohet në Portalin Unik Informativ.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 5 shkurtin 2025

Ditën e mërkurë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit, me ndërprerje të përkohshme para mesditës mbi Bullgarinë Perëndimore. Vende-vende në Bullgarinë Lindore dhe në zonat malore do të bjerë borë të dobët. Do të fryjë erë..

botuar më 25-02-04 7.35.MD

Ambasadori bullgar në Shkup: Ajo që duhej të na bashkonte po na ndan

Diplomatët nga Ambasada Bullgare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në Manastir, Qendra Kulturore dhe Informative Bullgare në Shkup dhe përfaqësues të komunitetit bullgar në Maqedoninë e Veriut kremtuan 153-vjetorin..

botuar më 25-02-04 6.16.MD

Taksat nuk do të rriten, kursi lev-euro nuk do të ndryshojë

Gjendja financiare e vendit dhe përgatitjet për buxhetin e këtij viti u diskutuan në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përbashkët Menaxhues. Në një konferencë pas përfundimit të takimit, kryeministri Rosen Zheljazkov deklaroi se qeveria nuk do të rrisë..

botuar më 25-02-04 5.43.MD