Shoqata për Miqësi Bullgaro-Shqiptare gëzoi fëmijët e bashkësisë bullgare në rrethin e Korçës me dhurata për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri. Iniciativa përfshiu nxënësit e të gjitha shkollave në Prespë, si dhe shkollat e fundjavës në Bilisht dhe Korçë.
Dhuratat janë siguruar në kuadrin e një projekti të Shoqatës për Miqësi Bullgaro-Shqiptare me bashkëpunimin e Ambasadës bullgare në Tiranë, sipas Programit të Bullgarisë për përkrahje të organizatave të komuniteteve bullgare jashtë shtetit.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...