Një jetë më të gjatë për filmat bullgarë, madje jashtë shtetit, premton streaming-platforma e re Gledam.bg, transmetoi programi “Hristo Botev” i BNR-së.
Videoteka propozon koleksionin më të pasur të kinemasë dhe teatrit bullgar deri tani. Mbi 40 janë titujt e filmave klasikë bullgarë, të krijuar para vitit 1980.
Që të mund ta përdorin platformën abonentët duhet të kenë account të vet në platformë. Në çdo tre muaj në katalog do të shtohen filma dhe shfaqje të reja. Filmat nga koleksioni do të kenë edhe titra bullgarisht.
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..