Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja po përgatit një plan të ri urban bazuar mbi përvojën e 3 qyteteve evropiane

Foto: sofiaplan.bg

Sofja po studion përvojën e qyteteve si Praga, Antverpen dhe Tirana në lidhje me ndryshimin e ardhshëm të planit të planifikimit të qytetit. Për këtë qëllim studiohen planet për zhvillimin e të tria qyteteve, të cilat janë me një profil të përafërt me atë të kryeqytetit tonë.

Në to është ndarë një vend i posaçëm i trashëgimisë kulturore dhe historike, hapësirave publike, peizazhit natyror dhe praktikve të tjera të qëndrueshme.  Përgatitja e planit të ri urban të Sofjes i është caktuar dhe ngarkuar arkitektit dhe urbanist bullgar Pavel Jançev, i cili jeton dhe punon në Bruksel.

Plani i përgjithshëm i zhvillimit i kryeqytetit duhet të jetë gati deri në vitin 2023. Sipas urbanistëve, në qoftë se në Sofje vazhdon të veprojë plani i tanishëm i përgjithshëm i zhvillimit, ka mundësi që popullsia e qytetit të shtohet me akoma 1 milionë veta, kurse qyteti nuk është gati për këtë.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e fjalëve dhe kujtesës – Dimi Komanduçi për projektin e saj “Karizma e bullgarit”

Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..

botuar më 25-11-26 8.00.MD

Nga dialekti palken në gjuhën letrare – në Timishoara nisi funksionimi i lektoratit të gjuhës bullgare

Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit  dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..

botuar më 25-11-26 6.55.PD

Inteligjenca artificiale mundëson qasje të personalizuar në shkollat bullgare

Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..

botuar më 25-11-25 8.00.MD