7
23 dragonj të animuar u vendosën në parkun e kryeqytetit “Vëzrazhdane” në ekspozitën e parë për nga lloji i vet në Bullgari. Koncepti dhe formimi i qenieve mitike janë bullgare, kurse ekspozita i njeh vizitorët me dragonjtë nga e gjithë bota.

“Ideja jonë qe që të prezantojmë shembuj nga mitologjitë dhe legjendat e Lindjes së Largët, Japonisë, Koresë, Gadishullit Iberik, pjesëve veriore të Evropës, mitologjitë sllave. Dragonjtë në ekspozitë janë në përshtatje me legjendat nga këto pjesë të botës - sqaron Cvetelina Grozdanova, bashkë-menaxhere e agjencisë organizuese. Janë përfshirë po kështu dragonj nga librat e fantazisë, filmat dhe lojërat video. Kemi dhe “dy pemë të cilat flasin”- ato tregojnë histori në të cilat heronjtë kryesor janë dragonjtë”.

Eksponatet në ekspozitën Living Dragons-Wintertale (“Dragonjtë e Gjallë-Përralla Dimërore”) janë të gjatë nga 2 deri më 8 metra. Ndaj çdo një prej figurave ka një përshkrim të kësaj sesi kanë lindur në kulturat e ndryshme ose nga e cila botë e fantazisë janë.

“Një interes më të madh shkaktojnë dragonjtë, të cilët fëmijët mund t’u hipin përsipër-këta janë dragonj prej filmave , të cilat ata i shikojnë shpesh në televizion-vazhdon Cvetelina Grozdanova. Interesant është dragoi më i madh nga mitologjitë veriore. Dragonjtë nga Evropa dhe këta, të cilët janë të njohur nga popujt evropianë, shumë shpesh janë të lidhur me fuqi dhe energji, karakteret e tyre janë më tepër të këqij, ata janë mjaft dinakë dhe të zotë dhe janë më të frikshëm se dragoit lindor, sepse në filozofinë e Lindjes pamjet e tyre janë mjaft të mira, ato sjellin lumturi. Pra, dragonjtë, të cilët janë më të frikshëm dhe më të këqij, janë më interesantë për fëmijët. ”

Që të gjitha figurat në ekspozitë janë të animuara, lëvizin, lëshojnë tinguj të ndryshëm, me të cilën shkaktojnë një interes të madh. Përpara se të vijnë në Sofje, kafshët interaktive janë treguar në Izrael, në Arabinë Saudite, Poloni dhe Ukrainë, ku u pranuan jashtëzakonisht mirë dhe grumbulluan një numër të madh vizitorësh.

Dragonjtë do të mbeten në kryeqytet deri më 15 mars, do të vizitojnë akoma disa qytete të tjera të mëdha në Bullgari, kurse pas kësaj përsëri do të fillojnë udhëtimin e vet nëpër botë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..
Për të tretin vit rradhazi, dhe për herë të dytë brenda dy muajve të fundit, një grup mjekësh bullgarë vizitoi Pustecin e Korçës për të ofruar shërbime..
Në orën 04:00 me orën e Bullgarisë, më 26 tetor 2025, duhet të kthejmë akrepat e orës një orë pas. Kjo do të thotë një orë më shumë gjumë, por ajo nuk..
Mbrëmjet e freskëta të vjeshtës na japin një arsye për t’u zhytur në atmosferën e ngrohtë të restoranteve të Sofjes dhe për të provuar shije të reja, të..