Aktorja bullgare Maria Bakallova u dekorua nga Shoqata Kombëtare e Kritikëve të Filmave në Shtetet e Bashkuara për rolin mbështetës femëror në filmin "Borat", njoftoi DPA. Aktorja e talentuar 24 vjeçe u diplomua në Akademinë Kombëtare të Arteve të Teatrit dhe Filmit. Pjesëmarrja e saj në film është një rastësi absolute - ajo aplikoi për seleksionimin tekstualisht në minutën e fundit dhe u zgjodh nga 600 vajza nga e gjithë bota.
Bakallova rikrijon rolin e vajzës 15-vjeçare të Boratit - Tutar Sagdiev, dhe sillet si “vajza e vërtetë” e tij - primare dhe e sinqertë.
Përndryshe, në kohën e lirë Maria Bakallova trajnon gjimnastikë ritmike, luan në flaute, mëson solfezh dhe balet modern në Shkollën Kombëtare të Arteve Skenike në Burgas.
Ekspozita "Lidhjet e mundshme: Pamje nga studioja e Nikollaj Shmirgella", e cila hapet sot në Galerinë e Arteve të Qytetit të Sofjes, paraqet kontaktet në kohë mes Shmirgellës dhe njerëzve që lënë gjurmë në atelienë e tij. Ekspozita përfaqëson një koleksion..
Për mrekullitë në jetë, për aftësinë tonë për të ndjekur rrugën dhe për të mos tradhtuar besimin tonë flet filmi i ri bullgar "Mos i mbyll sytë", i cili shfaqet në kinematë e vendit. E thënë shkurt, historia është si vijon: një prift - At Pavell -..
Filmi i ri bullgar "Terapia", premiera e të cilit është më 7 shkurt, është përzgjedhur për të marrë pjesë në disa festivale ndërkombëtare në SHBA dhe Evropë, transmeton BTA. Midis tyre janë edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Salerno..