Më 13 janar shënojmë 143 vjetorin e lindjes së poetit të madh dhe revolucionar bullgar Pejo Javorov. Ai lindi në qytetin Çirpan më 13 janar (1 janar sipas stilit të vjetër) të vitit 1878. Konsiderohet një nga poetët më të mëdhenj bullgarë të shekullit XX.
Pejo Javorov është pseudonimi i Pejo Totev Kraçollov. Ai mbaroi gjimnaz në qytetin Pllovdiv gjë pas së cilës u kthye në qytetin e lindjes. Për një periudhë punonte si postier telegrafi në qytete të ndryshme të vendit.Nëvitin 1897, si shumë bullgarë të lindur rreth Çlirimit të Bullgarisë (1878) u frymëzua nga ideja e çlirimit të tokës bullgare në Maqedoni, e cila mbeti në kufijtë e Perandorisë Osmane sipas Traktatit të Berlinit të 13 korrikut 1878. Pikërisht me idenë e bashkimit të atdheut të copëtuar Javorovi hyri në Organizatën e Brendshme Revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë – VMORO. Fillimisht punonte si redaktor i botimeve të ndryshme lidhura me lëvizjen revolucionare të Maqedonisë dhe Edrenesë, si gazetat “Dello”, “Liri ose vdekje”, “Autonomi”, “Ilinden”. Më vonë shumë herë me çeta të ndryshme kalonte kufirin për të luftuar për lirinë e Maqedonisë dhe u kthye në një nga bashkëpunëtorët më aktiv të Goce Dellçevit dhe u bë biografi i tij i parë – “Goce Dellçev” (1904). Kjo periudhë e jetës së Javorovit gjeti vend në librin tij eseistik biografik “Malli i kaçakëve” (“Hajdushki kopnenija”).
Me ndihmën e kritikut letrar doktor Krëstjo Krëstev dhe poetit Penço Sllavejkov, Javorov erdhi në Sofje dhe u bë bashkëpunëtor dhe redaktor në revistën e botuar prej tyre “Misëll” (“Mendim”)(1892-1907). Kjo ishte një botim i cili përhapte drejtimet e reja të individualizmit dhe estetizmit në letërsinë bullgare. Vepra e parë e Javorovit e cila u bëri shumë përshtypje estetëve të rrethit “Misëll”, ishte poema “Kaliopa”. Në vitin 1901 Pejo Javorovi botoi përmbledhjen e parë “Vjersha”. Botimi i dytë i përmbledhjes në vitin 1094 ishte me paradhënie nga Penço Sllavejkovi. Në këtë periudhë Javorovi punonte si bibliotekar ndërsa më vonë si dramaturg në Teatrin Popullor. Fryt i punës së tij në teatër janë dy pjesët - “Në rrëzë të malit Vitosha” (1910) dhe “Kur godet bubullima jehona zbehet” (1912).Disa herë Javorovi kishte mundësi të udhëtonte me shërbim në Nansi, Gjenevë, Vjenë, Paris, ku lexonte poezi moderne franceze. Në vitin 1907 nga shtypi doli përmbledhja e dytë me vjersha “Pagjumësi” (Bezsënici”) gjë me të cilën Javorovi hapi rrugën e lirikës moderne bullgare. Poezia simbolike e Javorovit, metafizike, e mbarsur me skepticizëm të thellë dhe njohuri për “pyetjet e përjetshme që asnjë shekull nuk i ka zgjidhur”, ndryshoi rrënjësisht mendimin letrar bullgar dhe imponoi një mënyrë të re të të shkruarit.
Tekstet lirike të Javorovit paracaktojnë drejtimet e kërkimit të brezit të ardhshëm poetik. Javorovi konsiderohet paraardhësi, themeluesi, figura kryesore në zhvillimin e simbolizmit bullgar.
Shkrimtar, hero i Luftës së Dytë Botërore, aviator, gazetar, regjisor dhe diplomat - personaliteti i Romain Gary (1914-1980) është shumështresor dhe enigmatik. Dhe Bullgaria zë një vend të veçantë në jetën dhe veprën e një prej autorëve francezë më të..
A ndodh që nëpër muze të ketë edhe disa eksponate të falsifikuara aq mirë sa nuk dallohen fare nga origjinalet - ka zëra dhe spekulime për këtë temë, por për momentin një seri e tërë falsifikimesh historike janë pjesë e një ekspozite në Muzeun Kombëtar..
Një statujë unike nga periudha romake e qytetit Odesos, e datuar paraprakisht në fund të shekullit II dhe gjysmën e parë të shekullit III, u gjet gjatë gërmimeve në zonën e stacionit hekurudhor në Varna, njoftuan arkeologët nga Muzeu Historik..
Gjetjet nga gërmimet arkeologjike të tumës Kozareva u bënë një sensacion i vërtetë në vitin 2014, kur u prezantuan për herë të parë para publikut të..