Në qoftë se i pyesni bashkatdhetarët tanë se cila është gjella tipike bullgare përgjigja e zakonshme në shumicën e rasteve do të jetë “fasulja”. Çorba aromatike e fasules gjithmonë ka qenë pjesë e trapezës bullgare. Ndërsa lloji më i njohur i fasules bullgare është ai i fshatit Smiljan.
Smiljan është një nga vendbanimet më të vjetra në Rodopet e Mesme, ndodhet vetëm 15 km. larg qytetit Smoljan dhe është një parajsë e vërtetë për turistët. Jo vetëm për shkak të kuzhinës së shëndetshme vendase, ku mbizotërojnë gjellët prej fasulesh! Në qoftë se e vizitoni këtë kënd të egër do të mbeteni të mahnitur nga arkitektura vendase. Shtëpitë e Smiljanit janë ndërtuar prej guri dhe druri dhe dëshmojnë për historinë shekullore të kësaj krahine.

Smiljan është dislokuar në rrjedhën e sipërme të lumit Arda dhe është një pikë fillestare për shëtitje në mal. Turistët mund të vizitojnë shpellën e afërt "Uhlovica", të zbresin në zonën e “Garga Dere dhe në Konakët Agushevi - ansambli më i madh feudal i ruajtur në malin Rodope, etj.
Vendi është më i gjallëruar në fund të vjeshtës, kur këtu mbërrijnë vizitues nga tërë vendi, që të jenë të pranishëm në festivalin kushtuar fasuleve vendase. Programi i tij gëzon mysafirët me ngjyrat e kostumeve popullore të Rodopeve dhe shijen e fasuleve.

Më shumë hollësi për këtë kënd parajse mund të lexoni në artikullin nga koleksioni i Radio Bullgarisë “Për fshatin Smiljan, fasulen, kandidaturën për Guinness-in dhe ajrin e pastër”.
Foto: Qendra e Informacionit për Vizitorët - SmiljanNjë ceremoni solemne do të mbahet në Silistra më 1 tetor për të shënuar 85-vjetorin e kthimit të Dobruxhës Jugore në Bullgari, raportoi BTA. Përfaqësues të autoriteteve lokale dhe qendrore dhe qytetarë do të vendosin lule para monumentit të..
Që prej vitit 1980, bota e feston 27 shtatorin si Ditën Botërore të Turizmit.Ajo shoqërohet me përvjetorin e miratimit të statutit të Organizatës Botërore të Turizmit në vitin 1970. Një numër vendbanimesh bullgare organizojnë ngjarje të veçanta,..
Falë kristianizimit, shkrimit dhe gjuhës, populli bullgar dhe Bullgaria mbetën në kujtesën e Evropës edhe atëherë kur shteti bullgar zhdukej për shekuj të tërë nga harta politike e Kontinentit të Vjetër. Pagëzimi dhe krijimi i shkrimit bullgar kanë..