Studimet e Dhomës Tregtare-Industriale dhe i organizatave partnere të biznesit tregojnë se 95% e kompanive të huaja, të cilat tashmë kanë bërë investime në Bullgari, janë gati t’i zgjerojnë. Këtë e bëri të ditur Kryetari i Dhomës Cvetan Simeonov gjatë një seminari online për zhvillimin e biznesit në Bullgari të zhvilluar me iniciativë të Qendrës Tregtare Botërore Leeuwarden, Holandë, njoftoi organizata e punëdhënësve.
Simeonov e ka vërë theksin mbi karakteristikat pozitive të mjedisit ekonomik bullgar. Ai ka nënvizuar gjithashtu se mungesa e tolerancës ndaj korrupsionit në vend po rritet dhe kritikat e BE-së kundër kësaj të mete po pakësohen.
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..