Ministrja e Turizmit Marijana Nikollova inspektoi Aeroportin e Burgasit dhe u takua me Frank Quante, kryedrejtor ekzekutiv i koncesionerit “Fraport Twin Star Airport Management”.
Priten 6400 fluturime gjatë stinës 2021 në qytetin Burgas(Bullgari Juglindore). Stina verore do të fillojë më 1 qershor.
Më shumë janë fluturimet e deklaruara nga Rusia. Pritjet janë që të zhvillohet edhe tregu polak nëpërmjet hapjes së një përfaqësie turistike bullgare në Varshavë. Ka interes të rritur edhe nga Çekia, transmetoi BTA.
Aktualisht po vëzhgohet rritje e interesit për stinën dimërore – “rezervimet arritën 40%”, vuri në dukje gjithashtu Ministrja Nikollova.
Ajo u njoh me masat e sigurisë në aeroport dhe komentoi se shpreson që me vaksinimet të rritet edhe numri i udhëtimeve.Turizmi rural është lidhur me njohjen e kuzhinës së një vendi. Dhe rajoni i Kjustendilit (Bullgaria Jugperëndimore) është një minierë ari në këtë drejtim. Kjo është arsyeja sepse turet gastronomike në këtë pjesë të Bullgarisë po fitojnë..
Çmimet për konkursin "Shtëpia më e mirë malore" - një nismë e përbashkët e revistës “360Mag” dhe Unionit Turistik Bullgar - u dhanë në një ceremoni në “Shtëpinë e Kinemasë” në Sofje. Më shumë se 100 shtëpi dhe strehimore malore nga të gjitha..
Ditët e bukura të vjeshtës janë një kohë e mrekullueshme për të bërë një shëtitje përmes dyqaneve në Samovodska Çarshija në Veliko Tërnovo. Çarshia është krijuar që në mesin e shekullit të XIX-të, kur bujqit nga fshatrat përreth i nxirrnin prodhimet e..
Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe..