4 prilli u zgjodh nga Presidenti Rumen Radev për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare pas zhvillimit të konsultimeve të gjera, tha para BNR-së Nënpresidentja Ilijana Jotova. Shtyrja me një javë e datës së parë të shpallur nga ai ishte e nevojshme për arritjen e “ndryshimeve të domosdoshme për zgjedhje të sigurta dhe transparente”.
Nënpresidentja sqaroi se Kreu i Shtetit ka filluar konsultimet me organizatat politike që gjatë dhjetorit, por qeveria dhe GERB nuk u janë përgjigjur ftesave.
Ilijana Jotova tha akoma se gjatë vitit të fundit po vëzhgohet një refuzim i heshtur për ndryshime serioze në legjislacion, që të ketë zgjedhje të ndershme, në të cilat të mund të marrin pjesë të gjithë shtetasit bullgarë. Nuk ka pasur edhe vullnet politik për organizimin e votimit të bashkësisë bullgare jashtë shtetit. “Në qoftë se në ditën e zgjedhjeve lejohen falsifikime dhe nuk aplikohet monitorimi me video “mund të ketë incidente të pakëndshme”, përgjithësoi ajo.Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra prapaskenash. Një detaj në dukje i vogël në numërimin e votave për partinë “Veliçie”, e cila nuk arriti..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..