Koha më e përshtatshme për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare ishte gjatë shtatorit pas protestave me kërkesën për dorëheqjen e qeverisë, deklaroi Presidenti Rumen Radev para ceremonisë së shugurimit të peshkopit Imzot Rumen Stanev në Katedralen Katolike Romake “Shën Jozef” në Sofje.
Kreu i Shtetit deklaroi se kabineti është fajtor për vdekjet nga Covid-19 sepse nuk e ka përgatitur vendin për valën e dytë të pandemisë.
“Gjatë këtyre muajve u tërhoqën miliardë nga buxheti shtetëror dhe mund t’i parandalonim këto humbje, në qoftë se i kishim zhvilluar zgjedhjet me kohë”, tha Presidenti.
Ai komentoi gjithashtu refuzimin e pushtetarëve “për të ndërmarrë veprimet e domosdoshme për “shërimin” e procesit zgjedhor” dhe u bëri apel të gjithë bullgarëve për ta respektuar ligjin.Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të ashtuquajturin "komb i shopëve" ( shopët janë një grup etnografik që banon në pjesët perëndimore..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov nga Komisioneri i ri i Komisionit Evropian (KE) për Mbrojtjen. Diskutimi strategjik i burimeve të..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime pozitive në Evropë dhe Bullgari nga politikat e presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. 30.4% e..