Romani “Epika e yjeve të mëngjesit” u botua në bullgarisht. Libri i Rudi Erebarës, i lindur më 1971, fitoi Çmimin për Letërsinë e Bashkimit Evropian në vitin 2017. Përkthimi është i Ekaterina Tarpomanovës /ish kolege në Redaksinë e Gjuhës Shqipe/. Erebara është një poet, romancier dhe përkthyes, punon edhe si gazetar politik. Ai u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.
“Epika e yjeve të mëngjesit” është një roman, i cili flet për imoralitetin e diktaturës, për kuadrin tronditës të një shoqërie të ndërsyer ndaj njëri-tjetrit ku familja dënonte njeriun dhe njeriu dënonte familjen, për kumtin e një të shkuare ku diktati mbyste çdo përpjekje për liri individuale, çdo tentative për ikje, qoftë ajo edhe nëpërmjet artit apo ëndrrave në beze, shënojnë kritikët letrarë.
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..