Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokuroria konfiskoi mbi 1400 piktura nga shtëpia e afaristit Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai

Foto: BGNES

Prokuroria konfiskoi 1418 piktura dhe 45 grafika nga banesa e afaristit Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai, bëri të ditur sajti i Prokurorisë. Ndër veprat e artit ka edhe të tilla të krijuesve të njohur bullgar, si Vlladimir Dimitrov – Mjeshtri, Deçko Uzunov etj.

Veprat e konfiskuara i janë dorëzuar Galerisë Kombëtare të Arteve Figurative dhe është siguruar rojë nga organet e MPB-së.

Gjatë vitit 2020 u konfiskuan akoma 6 778 sende të vlershme kulturore dhe iu dorëzuan Muzeut Historik Kombëtar.

Afaristi Vasill Bozhkov është akuzuar për pjesëmarrje në një grup kriminal dhe në një sërë krimesh të tjera.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival veror në Sofje i tërheq vizitorët me muzikë, pazar arti dhe libra

Nga data 20 deri më 23 qershor, në Parkun Verior të Sofjes mbahet një festival parku, transmeton BTA. Përveç muzikës nga artistë të njohur bullgarë, do të ketë edhe një pazar arti, ku artistët do të prezantojnë vepra arti të punuara me dorë. E ftuar në..

botuar më 24-06-20 9.32.PD

Parashikimi i motit për 20 qershorin 2024

Të enjten do të mbajë mot me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Do të mbetet i nxehtë me temperatura maksimale ndërmjet 34° dhe 39°, në Sofje - rreth 34°. Në male do të mbajë mot me diell, pas mesditës me..

botuar më 24-06-19 7.40.MD

ITN nuk do të mbështesë një qeveri me mandatin e parë apo të dytë

“Pas konsultimit me kolegët e mi nga ITN, vendos si vijon - ITN nuk do të mbështesë një qeveri me mandatin e parë apo të dytë... Shpresoj dhe pres që mandati i tretë të vijë në ITN dhe më pas do të propozojmë një qeveri eksperte për të përfundojë..

botuar më 24-06-19 6.48.MD