Kryeqyteti bullgar Sofja hyri në Top 50 të vendeve më të njohura në Instagram për 2021. Ranglista u përgatit nga Big 7 Travel pasi analizoi të ahstuquajturat “hashtags” në Instagram të cilat u përkasin destinacioneve nëpër botë. Vendin e parë e zë kryeqyteti japonez Tokio. Sofja renditet në vendin e 46-të, përpara kryeqytetit grek të Athinës dhe ishullit tailandez të Phuket.
“Sofia është padyshim një nga kryeqytetet më moderne në Evropë dhe kjo është arsyeja se pse është një hit mes përdoruesve të Instagramit.” vë në dukje Big 7 Travel.
Bregdeti ynë jugor i Detit të Zi vazhdon të presë qindra mijëra pushues edhe pas kulmit të sezonit turistik. Në fillim të shtatorit qytetet turistike ende marrin frymë me ritmin e verës, ndërsa bashkia bregdetare Carevo është përplot me turistë –..
“Heraklea Sintika është një trashëgimi natyrore dhe shkencore me rëndësi botërore!” – thekson Katja Stojanova, drejtoreshë e Muzeut Historik në Petriç dhe drejtuese e projektit “Restaurimi, konservimi, ruajtja, popullarizimi dhe zhvillimi i..
Zhvillimi i turizmit të verës si një produkt strategjik, duke plotësuar fushat e forta tradicionale në turizmin bullgar, i cili mund ta shndërrojë vendin në një destinacion gjatë gjithë vitit, ishte fokusi i takimit të Ministrit të Turizmit Mirosllav..