I ashtuquajturi variant anglez i Covid-19 tanimë është tek ne dhe do të fillojë të grumbullojë shpejtësi, paralajmëruan autoritetet shëndetësore në brifingun e rregullt të Shtabit Operativ Kombëtar. Tani për tani është e sigurt se pas datës 31 janar, kur përfundon afati i gjendjes së jashtëzakonshme epidemike, do të zbuten vetëm masat sa i përket kthimit të nxënësve të mëdhenj në klasë dhe të hapjes së palestrave.
“Deri në fund të muajit do të monitorojmë numrin e të sëmurëve dhe të të vdekurve dhe mbi këtë bazë do të marrim vendim se çfarë gjëje tjetër mund të hapim”, deklaroi kryeministri Bojko Borisov, i cili po kështu mori pjesë në brifing. Ai shtoi se, vendi ynë në këtë moment është si një oazë i vogël dhe është shumë rrezikuese të zbuten shumë masat. Sipas fjalëve të tij, kjo do të çojë deri në një sëmundshmëri dhe vdekshmëri të lartë, duke pasur parasysh shpërndarjen shumë të shpejt të tipit të ri të virusit.
Sa i përket ultimatumit të pronarëve të restoranteve se më 1 shkurt do të hapin restorantet e veta, pavarësisht nga vendimi i autoriteteve, Bojko Borisovi u përgjigj, se kjo është e drejta e tyre. Ai citoi të dhëna, sipas të cilave nga 30 mijë veta të punësuar në degë mezi 6300 kanë aplikuar për mbështetje të stafit të tyre dhe la të kuptohet se shumë prej tyre punojnë në sektorin gri. Kryeministri tha akoma se, zgjatja e gjendjes së jashtëzakonshme epidemike pas datës 31 janar do të thotë 100 milionë leva shtesë për biznesin i cili nuk punon.
Po vazhdon tendenca që numri i njerëzve të shëruar të tejkalojë disa herë numrin e atyre të cilët janë të sapo infektuar, tha ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angjellov.
Por kjo situatë mund të ndryshojë me tipin e ri të koronavirusit, paralajmëroi inspektori shtetëror shëndetësor docenti Angjell Kunçev. Sipas fjalëve të tij, ana optimiste është se ai nuk çon drejt sëmundjeve më të rënda, por shpërndahet shumë më shpejt.
Një rrezik i mundshëm është rritja e shumëfishtë e vdekshmërisë, meqenëse po shteron resursi i spitaleve dhe shumë njerëz mbeten pa një ndihmë mjekësore, shtoi kryetari i Shtabit Operativ Kombëtar gjenerali Vencisllav Mutafçijski. Në këtë moment 10 veta tek ne infektojnë 5-6 veta.
Gjatë javës së fundit, numri i të shëruarve është 31 456, kurse i të infektuarve është 2993. Nga shtretërit nëpër spitale për pacientë në një gjendje më të lehtë janë të zëna 29 % dhe 43% për të pranuarit në repartet intensive. Qyteti Razgrad, është qyteti me më pak të sëmurë nga koronavirusi, me 59 veta në 100 mijë. Më shumë raste të rieja për javën e fundit ka në qytetin Vraca.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..
Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..