A do të fillojë dialogu politik midis Turqisë dhe Greqisë?
“Greqia dhe Turqia kanë një shans real të pakësojnë tensionin, të shkaktuar nga mosmarrëveshjet e tyre në Mesdheun Lindor”. Këtë e ka thënë ministri i jashtëm gjerman Hajko Maas, i cili gjatë kësaj jave vizitoi Ankaranë, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Gjermania tanimë hyri në rolin e ndërmjetësit midis Turqisë dhe Greqisë për rinovimin e bisedimeve midis tyre, të ndërprera gjatë vitit 2016 , në lidhje me mosmarrëveshjen mbi të drejtat e kërkimit të hidrokarbureve në rajon. Gjatë ditëve të ardhshme do të ketë takime të rëndësishme midis të dyja vendeve ballkanike. Qëllimi i tyre është të pakësojnë rrezikun prej një konflikti të armatosur në Detin Egje dhe në Mesdhe. Sipas Greqisë përcaktimi i kufijve detarë është problemi i vetëm midis tyre, por ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Çavushoglu dha të kuptohet se, në takimet do të preket dhe çështja për pretendimet greke për hapësirën ajrore prej 10 miljeve dhe për militarizimin e disa ishujve grek. Pavarësisht nga kontradiktat, dëshira për rinovimin e bisedimeve pas një pushimi 5 vjeçar është në dukje. Por, a ka gatishmëri për lëshime?
Në Greqi studentë protestuan kundra pranisë policore në universitetet
Studentët grekë dolën në demonstratë pavarësisht nga masat kufizuese për shkak të Covid-19, që të protestojnë kundra projektligjit, i cili imponon për herë të parë në Greqi një prani të policëve nëpër universitete, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Demonstruesit, të cilët mbajnë maska, kanë ngritur postera “Studentët nuk janë kriminelë”. Aksione të protestës ka pasur në Athinë dhe Selanik, ku pjesëmarrësit u shpërndanë nga policia me gaz lotsjellës. Projektligji parashikon krijimin e një njësie speciale policore me qëllim patrullimin në universitete, të cilat shpesh janë një arenë e përplasjeve midis grupeve të ndryshme politike. “Universitetet janë struktura kyçe publike, të cilat janë objekt i kërcënimeve kundra sigurisë” ka deklaruar ministri i mbrojtjes civile Mihalis Hrisohoidis.
Serbia siguron Covid vaksina për Maqedoninë e Veriut
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka njoftuar për mediat se Serbia ka rënë dakord ta ndihmojë vendin me 8000 doza nga vaksina Pfizer. Për këtë njofton gazeta e pavarur “Nezavisen vesniuk” e Maqedonisë së Veriut. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka propozuar që t’i dhurojë vaksinat, por Zaevi ka deklaruar se vaksinat do të paguhen në bazë të çmimit të tyre të rregullt. “Unë jam mirënjohës dhe dua në emër të gjithë popullit maqedonas të shpreh falënderim ndaj Serbisë. Ky është një akt serioz i miqësisë”, ka thënë Zaev.
Bashkimi Evropian parashikon 70 milionë euro për vaksina për Ballkanin Perëndimor
Komisionarja e Shëndetësisë e Bashkimit Evropian Stella Kyriakidis ka njoftuar se Bashkimi Evropian do të sigurojë 70 milionë euro ndihmë falas për blerjen e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, njoftoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Ndihma do të sigurohet përmes mekanizmit për shpërndarjen e vaksinave. Kryetarja e Komisionit Evropian Ursula von der Layen gjithashtu i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian të përkrahë partnerët e vet nga Ballkani Perëndimor në furnizimin me vaksina kundra Covid-19, madje dhe në një situatë, kur jo të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian janë vaksinuar, transmetoi Agjencia Tanjug.
Pushtimi i nutrias nga Bullgaria në Edrene
Në rrethin turk Edrene, gjatë ditëve të fundit vihet re një ardhje e nutriave /Myocastor coypus/ nga Bullgaria. Për këtë ka njoftuar televizioni privat turk NTV, i cituar nga Agjencia Telegrafike Bullgare. Përmbytja e lumit Tunxha gjatë javës së kaluar, për shkak të reshjeve intensive të shiut në Bullgari, ka marrë qindra nutria në Edrene. Kafshët, të cilat vijnë nga Amerika Jugore, rriten në Bullgari për shkak të lëkurës. Ato jetojnë në vende të lagështa përgjatë lumenjve Tunxha dhe Marica. Brejtësit mashkull peshojnë rreth 8 kilogramë, kurse ata femër - rreth 5 kilogramë. Me tejmbushjen e lumenjve, nutria të reja vijnë në Edrene çdo vit, dhe tërheqin interesin e fotografëve dhe të qytetarëve të zakonshëm.
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: EPA/BGNES dhe trthaber.comPresidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..
Pasi, për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zhvilloi zgjedhjet e saj parlamentare, rezultatet e votimit hodhën dritë mbi disa lojëra..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në..
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen..