Bullgarja Katrin Manoillova u paraqit jashtëzakonisht mirë në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Shorttrakut (Pista të Shkurtra) në qytetin polak Gdansk. Ajo e kapërceu serinë dhe u kualifikua në çerekfinalet në 500 dhe 1000 metra.
Kjo është gara e parë për ekipin kombëtar bullgar në pista të shkurtra për vitin e fundit, pasi pothuajse të gjitha startet ndërkombëtare u shtynë për shkak të pandemisë globale.
Adriana Bojaxhieva solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë nga Kampionati Evropian i Karatesë për të rinj në qytetin polak Bielsko-Biala. Në finalen e kategorisë 54 kg., kumite, Adriana shënoi një tjetër sukses bindës – ndaj Sofia Halievska nga Ukraina..
Maja e katërt më e lartë në malin Rilla, e njohur deri tashti si "Pa emër", tani do të mbajë emrin e alpinistit Ljudmill Jankov në kujtim të alpinistit të ndjerë bullgar dhe heroit të ekspeditës bullgare në Everest në 1984. Kjo bëhet me dekret të..
Zhytësit bullgarë fituan shtatë medalje në garën e parë të vitit në kalendarin e Federatës Ndërkombëtare të Notit në Eindhoven (Holandë). Cvetomir Ereminov zuri vendin e parë tek meshkujt në zhytjen nga një platformë, me gjithsej 35 415 pikë. Së bashku me..