Për rrezik të madh orteku në mal paralajmëron Shërbimi shpëtimtar malor pranë Kryqit të Kuq Bullgar. Kushtet në mal do të bëhen më të rënda për shkak të borës që pritet.
Dje një skiator 18 vjeçar u mbyt nga një ortek dhe vdiq në majën Todorka të malit Pirin, njoftoi BNT. Sipas shpëtimtarëve, shkaku i vdekjes së tij i detyrohet nënvlerësimit të kushteve në male.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..