Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edhe një histori tjetër nga agimi i artit të shtat tek ne

Zhana Gendova – muza e parë në kinematografinë bullgare

Zhana Gendova dhe Vasill Gendov
Foto: arkiv

Njëzet vjet pasi vëllezërit Lumiere i treguan publikut të mahnitur në Paris një histori përmes imazheve lëvizëse, filmi i parë bullgar “Bëllgarani është galant u shfaq në Teatrin Modern të Sofjes. Krijuesi i tij Vasill Gendov do të bëhej regjisor gjithsej i katërmbëdhjetë filmave dhe në këtë krijimtari Zhana Gendova do ta shoqëronte - prania e saj në ekran do t'i jepte krahë ndërsa shtëpinë e tij do ta kthente në një strehë nga vështirësitë e jetës, hidhërimet dhe frika.

Kur e filloi punën mbi filmin e dytë artistik “Dashuria është çmenduri”, Vasill Gendov rastësisht e takoi “një vajzë e re e cila ëndërronte të shihej në ekran”. Në shikim të parë, ai e pëlqeu atë, duke i besuar asaj se dëshironte ta shohë atë si një heroinë në filmin e tij të ri.

“Në vjeshtën e vitit 1916 e takova nxënësen e talentuar Zhana Ivanova në kurset teatrore të artistëve të njohur dramatikë Elena Snezhina dhe Sava Ognjanov – tregon regjisori për takimin e parë me artisten e ardhshme në një incizim që ruhet në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare. Vetëm 16 vjeç, me një entuziazëm të papërshkrueshëm ajo e mirëpriti idenë për të bërë një film të ri dhe me gjithë zellin e vet rinor kërkoi të merrte pjesë në krijimin e kinemasë bullgare në të ardhmen.”

Si Vasill Gendovi, ashtu edhe Zhana lindi në qytetin Sliven (Bullgari Juglindore). Regjisori u rrit nën kujdesin atëror të rilindësit Dimo haxhi Gendov, ndërsa artistja e ardhshme – në familjen e një oficeri të ushtrisë bullgare. Ai u dashurua me kinemanë në moshën 12 vjeç kur shikoi filmin e parë, përderisa që në vitet e shkollës ajo luajti në shfaqje në kinemanë “Odeon” me artistë nga Teatri Kombëtar. Sidoqoftë, para entuziazmit të tyre të përbashkët për të bërë një film të tyre kishte një pengesë në dukje të pakapërcyeshme - mungesën e mjeteve.

“Cila ishte befasia ime kur Zhana më tha se ajo kishte 600 leva në librezën e saj të kursimeve, të cilat ajo do të më jepte për të më ndihmuar - shkroi Vasill Gendov në kujtimet e tij. - Më vonë zbulova se nuk ishte dhuruar librezën e kursimeve, por ora e artë gruaje - një kujtim familjar, që iu dha asaj me rastin e hyrjes në Kolegjin Francez në Plovdiv."

Falë Zhana, së cilës i besoi rolin kryesor femëror, në vitin 1917 Vasil Gendov arriti të xhirojë komedinë "Dashuria është çmenduri". Ky është i vetmi film i tij i ruajtur, emrin e të cilit sot e mban Festivali Ndërkombëtar i Filmave në qytetin bregdetar Varna.

Ndërkohë Vasill dhe Zhana lidhin jo vetëm jetën e tyre profesionale por edhe personale. Pas  premierës së filmit “Dashuria është çmenduri” të dy ata shkuan në Berlin për të mësuar mjeshtri dramatike. Ndërkohë kishin mundësi të luajtën në disa filma. Pasi u kthyen në Bullgari Zhana Gendova merrte pjesë në shumicën e filmave të bashkëshortit të saj, luante në teatër dhe fitoi aureolën e yllit.

“Duhet ta pranoj që aktorja e re dhe entuziazmuar ishte një luftëtare e palëkundur për suksesin e filmit bullgar - shpreh admirimin e tij Vasill Gendov. – Në vazhdim të 25 viteve në krijimin e 14 filma artistikë bullgarë, ajo eci në mënyrë të qëndrueshme pranë meje. Ajo ishte gjithashtu një protagoniste, dhe një ndihmëse e regjisorit, dhe një organizatore, dhe një mjeshtre grimi, dhe përfshihej në krijimin e të gjitha skenarëve.”

Në vitin 1937 tandemi familjar xhiroi filmin e fundit “Toka po digjet”. Si një ironi të fatit pushteti komunist që u vendos në vitin 1944 dogji të gjitha urat drejt projekteve të ardhshme kinematografike duke e shpallur Vasill Gendovin fashist dhe armik të popullit. Në këtë mënyrë u bë shkrumb e hi karriera kinematografike e yllit të parë filmik bullgar.

“Në një prej portreteve të mia në Filmotekën Kombëtare kam shkruar: “Filmi Bullgar, kjo është e gjithë jeta ime” - përmbledh artistja tandemin krijuese.

Dhe me të drejtë - sa punë e vështirë, sa ëndrra të mira shumë, shumë vite më parë, sa ëndrra të realizuara dhe të parealizuara! Njerëzit bënë para, i grumbulluan mënjanë, i mbyllën në bankat dhe Vasil Gendov, me të gjitha mangësitë dhe kokëfortësinë e tij deri në çmenduri, vraponte i munduar, grumbullonte qindarka me përpjekje të pabesueshme, organizonte teatër, luante në mëngjes dhe në ahengje, dhe fitonte qindarka përsëri – por jo për të ndërtuar një shtëpi ose një apartament, jo për t'i investuar ato në një bankë ose në ndonjë ndërmarrje tregtare fitimprurëse, por për të bërë një film bullgar.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projektim i një filmi shkencor-dokumentar me temë aviacionin për vizitorët e muzeut.

Aeroplanë, hidroplanë dhe ushqim kozmik – histori nga qielli të mbledhura në muzeun e aviacionit pranë Plovdivit

Që nga përpjekjet e para për të fluturuar me krahë të ndërtuara vetë që në shekullin e 19-të, deri te fluturimet e para luftarake në botë me qëllime zbulimi dhe bombardimi. Nga ulja e parë e suksesshme në histori e një aeroplani me motor të ndalur,..

botuar më 25-04-08 7.30.PD

Muzeu Arkeologjik i Burgasit tregon për llullat dhe duhanin në Bullgarinë mesjetare

Llulla nga fundi i shekullit XVII, nga shekulli XVIII dhe fillimi i shekullit XIX, si dhe tradita e kultivimit të duhanit në Bullgari, janë paraqitur në ekspozitën më të re të Muzeut Arkeologjik të Burgasit. "Këto lloj llullash gjenden shpesh në..

botuar më 25-04-05 8.30.PD

Kush është Marko Totev dhe pse emri i tij po bëhet një përkufizim për fat të keq dhe fatkeqësi?

Në Bullgari, kur flasim për një person me fat të keq, shpesh themi: "Oh, çfarë Marko Totev është!". Por kush është në të vërtetë Marko Totev dhe si u bë emri i tij një përkufizim i njohur për një njeri, fati i të cilit vazhdon të dështojë?..

botuar më 25-04-01 7.35.MD