Për shkak të reshjeve të mëdha të dëborës dhe erërave të forta, Agjencia e Infrastrukturës Rrugore rekomandon të mos udhëtohet nëse nuk është absolutisht e nevojshme.
Trafiku për të gjitha automjetet përmes Qafës “Shipka” është përkohësisht i kufizuar për shkak të reshjeve të dendura të borës. Qafa Trojan-Kërnare është e mbyllur për trafikun, njoftojnë korrespondentët tanë nga vendi.
Në rajonin e qytetit Bllagoevgrad, Bullgari Jugperëndimore, në disa vende mbulesa e borës është mbi 50 centimetra.
Në qytetin Haskovo të Bullgarisë Qendrore Jugore, reshjet e borës po vazhdojnë për 10 orë. Nuk ka energji elektrike në dy fshatra të rrethit.
Midis 35-40 centimetra është mbulesa e borës në rajonin e qytetit Smoljan të Bullgarisë Jugore. Bora vazhdon të bjerë, temperatura është minus 7 gradë.
Për shkak të avarive të shkaktuara nga dëbora e madhe e lagësht, rreth 250 vendbanime të vogla për momentin janë pa energji elektrike.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..