Gjatë janarit treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit rritet me 6.9 pikë në krahasim me dhjetorin. Rritja është në të gjithë sektorët – industria, ndërtimi, tregtia me pakicë dhe shërbimet, informoi Instituti Kombëtar i Statistikave.
Optimizmi vjen nga rritja e porosive dhe përmirësimi i gjendjes së ndërmarrjeve. Mirëpo, mjedisi i pasigurt ekonomik mbetet një problem i madh për biznesin.
Pritja e shumicës së menaxherëve në të gjithë sektorët është për ruajtjen e çmimeve gjatë 3 muajve në vijim.
Indeksi rritet për herë të parë që nga muaji shtator i vitit të kaluar. Gjatë janarit ai është 81.1 pikë në krahasim me 79.1 pikë në fund të vitit 2020.
Eurostat konstaton se gjatë janarit në BE ka një ulje të dobët të pritjeve të konsumatorëve dhe të biznesit.
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..
Perandoria Qiellore, "fabrika e botës" - kjo është Kina, ekonomia e dytë më e madhe në shkallë globale. Vendi aziatik po punon në mënyrë aktive për të zgjeruar ndikimin e tij ekonomik në të gjithë botën dhe apoteoza e këtyre përpjekjeve është..
Tarifat e vendosura nga administrata e Presidentit Donald Trump në SHBA mbi mallrat evropiane do të kenë një efekt të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në eksportet bullgare. Efekti i drejtpërdrejtë i llogaritur nga Ministria e Ekonomisë dhe Industrisë..