Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpella “Uhllovica” – mire se ardhur në pallatin nëntokësor të Rodopeve!

Foto: arkiv

Kjo është një nga shpellat më të bukura bullgare. Ndodhet në malin Rodope, më pak se 40 km. nga vendpushimi i skive Pamporovo, jo shumë larg kufirit me Greqinë fqinje. Emri Uhllovica vjen nga fjala "ullulica" - një lloj bufësh që dikur ka jetuar në vargjet e bukura malore në rajon. Hyrja në shpellë arrihet nga një shteg i pjerrët, i ndjekur nga një shkallë hekuri me 180 këmbë.

Me “perdet” e saj të shkëlqyera karstike dhe ujëvarat prej guri, Uhllovica ka fituar pseudonimin e pallatit nëntokësor të Rodopeve. Është zbukuruar me formacione unike që u ngjajnë kafshëve të ndryshme dhe krijesave të çuditshme.

Uhllovica zë disa kate. Brenda ka 280 këmbë shkalle, të cilat lidhin sallat individuale, të vendosura vertikalisht njëra nën tjetrën. Askush nuk mund t'i rezistojë pamjes së jashtëzakonshme të së ashtuquajturës “Sallë e humnerës”. Në dritën e zbehtë të galerisë gjigante shihen fytet e katër greminave, të cilat zbresin pothuajse vertikalisht në katin e poshtëm. Në fundin e shpellës Uhllovica ka 7 liqene të pastra. Shpella është një nga 100 objektet turistike kombëtare të Bullgarisë. Ky është një nga vendet më të vizituara në këtë pjesë të Rodopeve.

Para epidemisë së koronavirusit, e cila kufizoi udhëtimet në rajon, çdo vit shpellën Uhllovica e vizitonin nja 15 000 turistë.

Më shumë hollësi për këtë krijesë unikale natyrore mund të mësoni nga artikulli Misteret e shpellës Uhllovicanga koleksioni i Radio Bullgarisë.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Të Shtunën e Madhe Krishti zbret në ferr dhe shpëton të drejtët

Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...

botuar më 25-04-19 4.55.PD

E Premtja e Madhe përkujton vuajtjet shëlbuese të Krishtit

Të Premten e Madhe, Kisha kujton vuajtjet e mëdha të Jezu Krishtit, i cili me dëshirë të vet pranoi të gjykohej, të fshikullohej, të pështyhej, të poshtërohet, të rrihej me shuplaka dhe të shfaqej para popullit me mantelin për fyerje, me një..

botuar më 25-04-18 5.55.PD

E Enjta e Madhe - Përkujtimi i Darkës së Fundit dhe i Themelimit të Eukaristisë

Atë ditë, Shpëtimtari organizoi darkën tradicionale të Pashkës për popullin hebre në shtëpinë e një banori të Jerusalemit. Përpara darkës, si shprehje respekti, Ai lau këmbët e apostujve dhe tha: “Unë erdha për të shërbyer, jo që të më shërbejnë” ...

botuar më 25-04-17 8.10.PD