Një akuzues i posaçëm do të hetojë veprimtarinë e Kryeprokurorit. Këtë e vendosi përfundimisht shumica në Kuvendin Popullor. Nominimet për postin e ri do të mund të bëhen nga të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Përveç kësaj kandidati do të mund të nominohet vetë, transmetoi reporterja jonë Dobrinka Karambollova.
Mandati i Prokurorit të posaçëm do të jetë 5 vjet. Sipas Partisë Socialiste bullgare (BSP) figura e re procesuale është e panevojshme, e pakuptueshme dhe nuk do të jetë efektive.
Nga partia në pushtet GERB sqaruan se ndryshimet janë në përgjigje të rekomandimeve të Brukselit ndaj vendit tonë për kontroll mbi Kryeprokurorin.Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një konferencë për shtyp Prokurorja e Qarkut të Sofjes, Natalija Nikollova. Ajo tregoi se u kontrolluan 13..
Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Shumica në parlament tejkaloi veton e presidentit mbi Ligjin për nxitjen e investimeve. Projektligji u miratua në lexim të dytë më 24 tetor, por..