“Mësuesit nuk janë kundër vaksinave “ – kështu komentoi para Televizionit Kombëtar Bullgar BNT Ministri i Arsimit Krasimir Vëllçev faktin se vetëm 24% e pedagogëve kanë shfaqur dëshirë për t’u vaksinuar.
Sipas Ministrit sistemi arsimor “në përgjithësi funksionon” në kushtet e pandemisë, por problemi është se arsimi elektronik pakëson motivimin e nxënësve për të mësuar dhe se efikasiteti i bashkëpunimit midis nxënësve dhe mësuesve është më i ulët.
Nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt nuk kanë mësuar më pak në krahasim me vitet e kaluara, është i bindur Krasimir Vëllçev. Ai shtoi se shumica e prindërve duan që fëmijët e tyre ë mësojnë në shkollë. Sipas fjalëve të tij këtë javë po vëzhgohet një rritje e vogël e rasteve të Covid-19, por ende ndodhemi në “një skenar të favorshëm”.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..