6-vjeçarja Joana Alaxhova nga Pleven fitoi medalje bronzi nga Konkursi i 50-të Jubilar Ndërkombëtar i Vizatimit të Fëmijëve në Tokio, organizuar nga Fondacioni i Edukimit Artistik në Japoni.
Joana u dekorua për pikturën e saj “Unë jam e lumtur”. Ajo e pikturoi veten të veshur me një kostum të vajzave “llazarki”, me zbukurime bujare të qëndisjeve shumëngjyrëshe dhe me lule në flokët e veta. Juria e dalloi vizatimin e saj midis 33 600 vizatimeve të fëmijëve nga 41 vende. Tema e konkursit ishte e lirë mbi ndonjë subjekt të preferuar, të realizuar me teknika dhe materiale të ndryshme për pikturim, njoftoi BTA.
Filmi i shkurtër i vizatuar "Jeta me një idiot" nga Teodor Ushev (Theodore Ushev) fitoi çmimin për filmin më të mirë në Festivalin e Filmit të Shkurtër në Pekin. Animatori njoftoi lajmin në profilin e tij në Facebook. Filmi u vlerësua së bashku me disa..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..