Bullgaria dhe Greqia janë shtetet më demokratike në Ballkan, tregon Indeksi Botëror i Demokracisë 2020. Në klasifikimin e "The Economist intelligence unit“ (EIU) nënvizohet se “2020-ta është një vit shumë i keq për ekonominë botërore.” Bullgaria është në vend të 52-të me 6.71 pikë, duke dalë përpara të gjithë fqinjëve të saj, përfshi këtu dhe Rumaninë, e cila është në vend të 62, transmetoi BGNES.
Vlerësimi për punën e qeverisë bullgare është 5.71 dhe është më i lartë sesa vlerësimi për punën e qeverive fqinje në Rumani, Serbi dhe Shqipëri. Pjesëmarrja e bullgarëve në jetën politike është vlerësuar me 7.22, që është një vlerësim mjaftë i lartë. Sa i përket procesit zgjedhor vendi ynë është në një nivel me Poloninë – 9.17.Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..