Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tetë rrethe u kthyen në zonën e kuqe

Deri më tre javë pritet vala e tretë e Covid-19 në Bullgari

Të huajt me statusin e banorëve afatgjatë në vendin tonë, vaksinohen sipas fazave të parashikuara në Planin Kombëtar për Vaksinimin.

Foto: BTA

Tetë rrethe përsëri gjenden në zonën e kuqe për shpërndarjen e koronavirusit, u bë e qartë në brifingun e rregullt të autoriteteve shëndetësore. Deri më 3 javë mund të na pushtojë vala e tretë e Covid-19 me nivele jashtëzakonisht të larta të infektimit, prognozon gjenerali Vencisllav Mutafçijski, kryetar i Shtabit Kombëtar Operativ. Por, tani për tani po ruhet tendenca që të shëruarit të jenë dy herë më shumë se të infektuarit.

Gjatë muajit shkurt do të ketë një farë rritjet të sëmundshmërisë -nëse ajo do të jetë e ngadaltë ose e rrufeshme dhe spitalet përsëri do të mbushen, kjo do të varet nga fakti sesi i respektojmë masat, deklaroi inspektori shtetëror shëndetësor docenti Angjell Kunçev.

Nga ana e tij, gjenerali Vencisllav Mutafçijski rikujtoi se, gjatë valës së mëparshme piku është i arritur për shtatë javë, derisa tani niset nga nivele shumë më të larta (113 të infektuar në 100 mijë popullsi). Ai drejtoi dy apele – drejtorët mjekësor të përgatiten për shumë më tepër pacientë, kurse qytetarët të arrijnë të kuptojnë se ajo e cila është e lejuar, nuk e bën të parrezikshme.

Ministri i shëndetësisë profesori Kostadin Angellov njoftoi se ka ide që nxënësit, siç po ndodh tani me mësuesit, të testohen me teste antigjenike. Por, që të mund të ndodh kjo është i domosdoshëm miratimi nga ana e prindërve. Deri në këtë moment 28 542 të zënë në arsimin e mesëm u janë nënshtruar testimeve të ngjashme.

Bullgaria zë vendin e 26 në Bashkimin Evropian për nga numri i të sëmurëve mbi bazë 14 ditore me 90 të infektuar në 100 mijë veta dhe vendin e 13 për nga vdekshmëria me 9,9 në 100 mijë veta. Në këtë moment 10 veta infektojnë 12, tha drejtori i Qendrës Kombëtare mbi Sëmundjet Infektive dhe Parazitare profesori Todor Kantarxhiev. Sipas fjalëve të tij, nëse i lirojmë masat antiepidemike , të infektuarit mund të arrijnë deri më 29, prandaj ai përsëri apelon për mbajtjen e maskave. Sa u përket shtretërve të zënë në Covid pavijonet - 32% prej tyre janë me pacientë në një gjendje më të lehtë, kurse shtretërit për të sëmurë në një shërim intensiv janë të mbushur në 38%. Statistika tregon akoma se mosha mesatare e pacientëve të sapo diagnostikuar në vendin tonë është 52 vjeç, kurse të të vdekurve-74 vjeç. 

Deri në këtë moment në vend janë furnizuar 94 920 doza vaksinash nga të dyja llojet, prej tyre janë të përdorura 50 124 doza. Sa i përket vaksinimit të të huajve në Bullgari, docenti Kunçev saktësoi se, shtetasit e huaj me statusin e banorëve afatgjatë në vendin tonë kanë të gjitha të drejtat e qytetarëve bullgarë dhe e marrin vaksinën në fazën përkatëse të Planit  Kombëtar të Vaksinimit. Nëse ata janë punonjës mjekësor, mbase tanimë janë të imunizuar, kurse të tjerët do të mund ta bëjnë përmes mjekëve praktikues të përgjithshëm. Për vaksinimin e qytetarëve të tjerë të huaj në territorin e vendit tonë do të mendohet pasi vaksina të sigurohet për të gjithë qytetarët bullgarë dhe ka sasi shtesë. “E dini se nuk ka kërkesë që personi të ketë sigurim shëndetësor, ose të jetë i regjistruar tek mjeku personal. Për të gjithë do të ketë vaksinë në fazën e fundit”, bindi inspektori kryesor i shtetit Angjell Kunçev.


Shteti ka siguruar medikamente dhe mjete mbrojtëse për valën e tretë të pritur, bindi ministri i shëndetësisë. Gjenerali Vencisllav Mutafçijski shtoi se, të 5 spitalet e Akademisë Ushtarako-Mjekësore janë të furnizuar me mjete mbrojtëse dhe medikamente, sqarohen furnizimet me oksigjen, kurse sistemet e oksigjenit po kontrollohen me vëmendje të madhe. Ai nënvizoi se, një pjesë e madhe nga ata të cilët punojnë në Akademinë Ushtarako-Mjekësore janë vaksinuar kundra koronavirusit dhe prandaj nuk priten “humbje mjekësore”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha Ortodokse Bullgare do të zgjedhë patriark të ri

Më 30 qershor është mbledhur Këshilli Zgjedhor Patriarkal i Kishës, ku duhet të zgjidhet përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Bullgare dhe Mitropoliti i Dioqezës Shpirtërore të Sofjes. Froni mbeti bosh më 13 mars, kur patriarku i ndjerë bullgar dhe mitropolit..

botuar më 24-06-30 6.05.PD

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD