Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prindërit e bebeve të parakohshme kanë nevojë për mbështetje morale

Foto: arkiv

Çdo vit në Bullgari lindin para kohe afro 6 mijë bebe, ose rreth 10% nga bebet e porsalindur në vend. Për shumicën e njerëzve, pamja e bebes së parakohshme është tmerruese, por për prindërit këto janë qeniet më të bukura, më ledhatuese e të vegjël , për të cilët jeta fillon me një dozë mjaft të madhe të luftës. Në këtë luftë për të shpëtuar marrin pjesë që të gjithë - dhe heronjtë e vegjël, dhe specialistët në pavijonet e neonatologjisë dhe familjet, përpara të cilave pyetjet, frikët dhe shpresat janë pafund.

Tamam përpara një viti, gjatë muajit shkurt, lind një ide për përkrahjen e prindërve me fëmijë të lindur para kohe. Bëhet fjalë për një iniciativë vullnetare, në sajë të së cilës të gjithë të përfshirë në problemet e bebeve të lindur para kohe mund të shpreh përkrahjen e vet nën formën e një gjesti të vogël ndaj familjeve të tyre. Organizator i fushatës është Fondacioni “Fëmijët tanë të lindur para kohe”.

“Ideja qe të mbledhim 750 verore, siç ishin lindjet e parashikuara përpara kohe në pavijonet e neonatologjisë, tregon  Monika Zllatanova nga Fondacioni  “Fëmijët tanë të lindur para kohe”. Për befasinë tonë më të madhe, veroret e mbledhura qenë shumë më tepër - 1300 copë. Atëherë i gjithë ky entuziazëm, i cili na pati pushtuar na bëri ta përsërisim iniciativën dhe sivjet. Entuziazmi na qe shkaktuar dhe nga fakti se që të gjithë e pranuan shumë personalisht kauzën.”

Ideja për veroret nuk është e rastit. Në fijet e tyre janë gërshetuar thirrje dhe urime për shëndet, ngrohtësi dhe urim për mirëqenie. Përveç se janë një tradite dhe pjesë nga folklori bullgar, fijet e bardha e të kuqe janë paralajmërueset e jetës së re e cila do të lindë si dhe shpresë për një të ardhme më të ndritshme. Kurse kur janë të përmbushura me dashurinë dhe uratat e atyre, të cilat i punojnë, veroret dhurojnë buzëqeshje, ngrohin zemrat dhe frymëzojnë me një besim në të mirën:

“Në fakt kërkesat nuk janë të shumta - vazhdon Monika Zllatanova. Ia kemi lënë imagjinatën e vullnetarëve  të punojë me një forcë të plotë. Nuk kërkohet asgjë më tepër se duar të arta dhe materiale për punimin e tyre. Ideja është që ato të mos të jenë byzylykë, por më të mëdha si Pizho dhe Penda. Mund të jenë në madhësi të ndryshme. Kur i marrim ne ua varim kartolinave të posaçme, të cilat i kemi punuar. Në anën e prapme të kartolinës shkruajmë emrin e njeriut, i cili i ka punuar. Kjo me të vërtetë është diçka shumë personale. Kështu familjet e fëmijëve në neonatologji dinë se ndokush mendon për ta në këtë moment dhe i përkrah.”

Në rast se mblidhen më shumë verore, copat e tepërta do të shpallen për një shitje me karakter bamirës në përkrahje të veprimtarive në Fondacion.

Përpiloi: Darina Grigorova /Në bazë të intervistës së Veselina Millanovës, RKB-Programi “Horizont”/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Fondacioni “Fëmijët tanë të lindur para kohe” dhe arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U miratuan fondet për veprimtarinë e shoqatave bullgare jashtë vendit gjatë vitit 2025

Qeveria miratoi një program të ri për mbështetjen e organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si dhe të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut me vetëdije bullgare, për periudhën 15 tetor 2025 – 31 dhjetor 2029,..

botuar më 25-10-30 8.28.PD

Kanë kaluar tashmë 200 vjet që bullgarët e Besarabisë dhe të Tavrisë mallëngjehen për atdheun e tyre të lashtë

Në fillim të luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, bullgarët e Besarabisë në të gjitha vendet e tyre e pritën festën e tyre me lutje për paqe. Gati katër vjet më vonë, të mbushur me edhe më shumë dhimbje, ata e përkujtojnë ditën e tyre të veçantë, të..

botuar më 25-10-29 1.00.MD

Shpallen Fituesit e Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”

Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë..

botuar më 25-10-28 9.40.MD