Në pritje të një vale të re të tretë të koronavirusit, Kryeinspektori Shtetëror i Shëndetit Doc. Angell Kunçev shpjegoi për BNT se shumë shpesh pandemitë ndodhin në dy ose tri valë. Kjo u vërejt në gripin e shpendëve dhe të derrave, si dhe në gripin spanjoll.
Në lidhje me kërkesën për shfrytëzimin e testeve të antigjenit për ata që vijnë nga jashtë, Kunçev tha se testi PCR është standardi i artë. Nëse duam të jemi të sigurt që nuk mbeten të infektuar të pazbuluar ky është testi që na jep një garanci të plotë. Testet e shpejta janë për lehtësinë e qytetarëve, por për qëllime të kontrollit kufitar ka shumë pak vende që pranojnë dhe testet e shpejta, shumica kërkojnë teste PCR dhe për momentin kjo do të mbetet e pandryshuar.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..