Gjatë 30 viteve të ardhshme kërkimi i ujit në plan botëror do të rritet me 50%, llogarisin ekspertët. Në të njëjtën kohë rreth 70% nga konsumi i ujit të freskët të pijshëm është për bujqësinë. Që të mund ta zhvillojmë në mënyrë adekuate ekonominë tonë, duhet vazhdimisht ta përshtatim ndaj ndryshimeve në botë, përfshi dhe ato klimatike, të cilat venë përpara nesh sprova gjithnjë e më të shumta. Sipas klimatologut Simeon Matev nga sajti “Klimateka”, “që nga vitet 80 të shekullit të 20 çdo një dekadë e ardhshme është më e ngrohtë nga e mëparshmja.”
Në Bullgari situata nuk është më e ndryshme.
“Tendencat gjatë viteve të fundit janë se po përshpejtojnë reshjet intensive, kurse po zgjaten periudhat e thatësisë, me fjalë të tjera dallohet qartazi domosdoshmëria prej një drejtimi adekuat të resurseve të ujit”, thotë në një intervistë të dhënë për Radion Kombëtare Bullgare Petër Fillkov, dekan i Fakultetit Hidroteknik në Universitetin e arkitekturës, ndërtimit dhe gjeodezisë.
Një nga mundësitë për evitimin e thatësisë për bujqësinë del uji “përdorim i dytë”. Dhe nëse në Bullgari kjo ide akoma duket ekzotike, vende të tjera përmes politikave të veta na tregojnë se ky është një shans, i cili nuk duhet të përbuzet. Në Izrael për shembull, mbi 40% nga uji i nevojshëm për bujqësinë vjen nga ujërat mbeturinore, tregon për Radion Kombëtare Bullgare pedagogu nga Universiteti Agrar në qytetin Plovdiv Stefan Shilev, i cili është dhe drejtues për Bullgarinë i projektit shkencor-studimor evropian për një spastrim të qëndrueshëm të ujit dhe mundësi për përdorimin e tyre dytësor në bujqësi. Në vendin tonë po kështu ka shembuj për përdorimin e “ujit të ricikluar”. Por ato janë të bazuara mbi interesin personal të sipërmarrësve, sqaron Shilev.
“Këta shembuj janë baza në prodhimin e trëndafilave. Uji pas distilimit me avull, pas spastrimit, përsëri përdoret për ujitjen e të mbjellave të trëndafilit. Nuk ka kuptim që ky ujë të shkojë në lum, me kusht se mund të përdoret për ujitje, në vend që fermeri pas kësaj përsëri ta marrë që aty”, ve në dukje Shilev.
Sipas tij, që të bëhet përjashtimi rregull, janë të domosdoshme ndryshime ligjore dhe para. Aktualisht në Bullgari nuk ka një mundësi të krijuar –ligjore dhe teknike, nga stacioni i spastrimit të ujitet sipërfaqja bujqësore.
Eksperti saktëson se gjatë përdorimit të ujit “përdorim i dytë”, ka specifika, të cilat detyrimisht duhet të respektohen:
“Rregullorja evropiane thotë: një pastrim më i lartë i ujit është i nevojshëm për këto kultura, të cilat përdoren për ushqim të papërpunuar. Uji me një cilësi më të ulët është për ato të cilat përdoren për kulturat teknike.”
Pas 2 vjetëve hyn në fuqi Rregullorja Evropiane, e cila përcakton kërkesa minimale ndaj ujit të ricikluar, të përdorur për ujitjen në bujqësi.
“Deri atëherë duhet të punojmë modele, në bazë të të cilave të stimulohen të gjitha palat e interesuara - kryesisht, fermerët dhe firmat, të cilat merren me spastrimin e ujërave mbeturinore”, është më se kategorik Stefan Shilev.
Një stimul, sipas tij, mund të jenë taksat më të ulëta për dhënien e lejes për përdorimin e ujit të regjeneruar, si dhe ndihma ndaj firmave, të cilat spastrojnë ujin, i cili pas kësaj përdoret në bujqësi. Disa nga masat për të ndihmuar bujqësinë po kështu mund të drejtohen ndaj burimeve alternative të ujit. Studimi i përvojës së suksesshme të vendeve të tjera në këtë fushë do të na ndihmojë të formojmë një politikë më adekuate dhe realisht vepruese në këtë sferë.
Përpiloi: Miglena Ivanova /në bazë të intervistave të BNR - programi “Horizont”/
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES, ec.europa.eu, suwanu-europe.eu dhe arkiv
Ne po shkojmë drejt opsionit që të mos kemi një buxhet të miratuar shpejt për vitin 2025, tha për BNR Llëçezar Bogdanov, kryeekonomist nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Gjatë prezantimit të opsionit alternativ të institutit për buxhetin e shtetit,..
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..