Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ministër turk i akuzoi Shtetet e Bashkuara për provën për grusht shteti në vitin 2016

Ministri turk i punëve të brendshme Sjulejman  Sojllu ka deklaruar se, Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pas orvatjes për grusht shteti nga data 15 korrik 2016, për të cilin Ankaraja akuzon predikuesin islamik Fethullah Gjulen , transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Autoritetet në Turqi prej kohe e akuzojnë predikuesin i cili jeton në Pensilvani, ish aleat i Erdoganit, për provën për grusht shteti në Turqi dhe ndërmorën një spastrim të madh kundra organizatës së tij, e konsideruar nga Ankaraja si terroriste. Gjulen mohon çdo lloj lidhjeje me provën për grusht shteti. Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, në mënyrë kategorike mohoi akuzën dhe e quajti , “krejtësisht të gabuar” dhe “të papërshtatshme me statusin e Turqisë si një aleate e NATO-s dhe një partnere strategjike e Shteteve të Bashkuara”.

Në Rumani duan dorëheqjen e ministrit për shkak të zjarrit të shpërthyer në spital

Parlamentarë nga Partia Social Demokrate në opozitë protestuan në Dhomën e Deputetëve, duke ngritur postera që kërkojnë dorëheqjen e Ministrit të Shëndetësisë Vlad Voiculescu, njoftoi sajti Ziare. Ata e akuzuan ministrin në mungesë të kompetencës, për shkak të zjarrit i cili ka shpërthyer gjatë javës së kaluar në spitalin infektiv në Bukuresht “Matej Balsh”, ku mjekohen pacientë me Covid-19. Në ditën e incidentit u vranë 5 veta, kurse ndaj momentit numri i viktimave është rritur deri në 12.  Incidenti shkaktoi një valë të protestave rrugore. Ky është zjarri i tretë në një spital rumun për muajt e fundit.

Parlamenti Qipriot dëgjoi presidentin për “pasaportat e arta”

Tre orë ka zgjatur dëgjimi publik i presidentit të Qipros Nikos Anastasiadis përpara komisionit të posaçëm të anketimit, i cili heton programin “shtetësi kundrejt investimit”, transmetoi korrespondentja e Radios Kombëtare Bullgare në ishull Branisllava Bobanac. Anastasiadis ka dëshmuar në lidhje me përfshirjen e firmës së tij ligjore në procedurë. Është përgjigjur dhe për udhëtimin e tij familjar deri në ishujt e Seychelles me aeroplanin e një investitori të natyralizuar nga Arabia Saudite. Presidenti ka deklaruar se, është gati të marrë përsipër përgjegjësi, nëse saktësohen shkelje të zyrtarëve, të lidhura me menaxhimin e programit për natyralizim. Ai qe i hequr gjatë nëntorit të vitit 2020. Komisioni i cili heton të ashtuquajturat “pasaporta të arta”, qe krijuar për shkak të sinjaleve të shumta për dhënien e një shtetësie qipriote personave të dyshimtë të huaj dhe për konflikt të interesave të presidentit dhe të ministrave.

Kryeministri grek parashikon gjallërimin e turizmit gjatë verës

Kryeministri grek Kiriakos Micotakis prognozon një gjallërim të fortë të turizmit gjatë kësaj vere, duke nënvizuar se, vaksinimi i shpejt në pazaret kyçe si Britania e Madhe dhe Izraeli  do të bëjë të mundur kthimin e turistëve, transmetoi Agjencia Telegrafike Bullgare. Turizmi , i cili përbën rreth 1/5 nga ekonomia greke dhe në të cilin janë të zënë një prej çdo pesë punonjësve, u shemb gjatë vitit 2020, pasi për shkak të koronavirusit të ardhurat u pakësuan deri në 4 miliardë euro nga 18 miliardë gjatë vitit 2019. Sivjet pritet që ekonomia greke të arrijë 4,8% rritje pas ngushtimit me 10% gjatë vitit 2020. Por, shumë do të varet nga kthimi i turistëve. Micotakis tha se, certifikatat për vaksinim nuk do të jenë të detyrueshme për miqtë gjatë kësaj vere, por vuri në dukje se, Greqia varet nga rritmi dhe shkalla e vaksinimit në tregjet e saj kryesore. Autoritetet greke planifikojnë dhe një vaksinim me prioritet kundra Covid-19 të popullsisë në rajonet turistike dhe atyre të cilët punojnë në sferën e hotelerisë.

Një bandë boshnjake me robotin e parë në botë rok-muzikant dhe këngëtar

Rok grupi më i njohur boshnjak “Dubioza Kolektiv” ka një anëtar të ri. Ky është roboti i parë humanoid në botë rok-muzikant dhe këngëtar, të quajtur Robby Megabyte, transmetoi agjencia BGNES. Robby është i krijuar nga studentë nga Universiteti në Sarajevë, pasi grupi ka kërkuar robot, i cili të jetë i projektuar t’i përgjigjet konceptit të albumit të tyre, të botuar gjatë vitit të kaluar. Muzikantët janë të njohur me stilin e vet eklektik dhe me tekstet e angazhuara sociale dhe politike.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES dhe muzika.hr

Më shumë nga rubrika

Борис Руге в Хърватия , 30.10.24 г.

Ngjarjet me adresë ballkanike

Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..

botuar më 24-11-02 10.05.PD

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD