Vetëm për disa ditë tri vatra e gripit të shpendëve u zbuluan në rajonin e qytetit Pleven (Bullgaria Veriore Qendrore), gjë që u bë shkak për asgjësimin e gati 300 000 shpendëve. Një vatër u regjistrua në një fermë shpendësh me 100 000 pula dhe dy të tjera në fermat e rosave.
Sipas ekspertëve, fermat e pulave me probleme nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën, që do të thotë se burimi i infeksionit janë zogjtë e egër. Për shkak të tri vatrave të llojit shumë patogjen te zogjtë, Agjencia e Ushqimit fton të gjithë gjuetarët dhe qytetarët që kanë vërejtur zogj të ngordhur në natyrë të njoftojnë për ta.
Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 13°, në Sofje – rreth 8 °. Gjatë ditës do të mbajë mot i vranët, me reshje shiu në shumë zona, të cilat do të pushojnë nga perëndimi drejt lindjes. Do të fryjë erë e moderuar, ndërsa në..
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..