182 janë rastet e reja të koronavirusit të regjistruara në Bullgari për 24 orët e fundit, tregojnë të dhënat e Portalit të Unifikuar të Informacionit. 6.8% e totalit të 2 663 testeve të kryera janë pozitive. Shumica e të infektuarve janë në Sofje – 80, pasuar nga Blagoevgrad - 27 dhe Kjustendil - 14 raste të reja. Në 24 orët e fundit 20 njerëz kanë vdekur me Covid-19 dhe 60 janë shëruar.
3 126 pacientë me koronavirus janë në spital, nga të cilët 278 janë në njësitë e kujdesit intensiv.
Numri i përgjithshëm i dozave të vaksinave të dhëna në Bullgari është 57 038. Një vaksinë e dytë u është bërë 17 392 personave.Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..