Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A është në amulli vaksinimi kundra koronavirusit në Bullgari?

Foto: BTA

Në brifingun e vet të fundit nga data 4 shkurt, Shtabi Operativ Kombëtar llogariti, se shpërndarja e Covid-19 përsëri po rritet dhe situata mbase do të keqësohet gjatë javëve të ardhshme. Në Bullgari, 8 rrethe janë në të ashtuquajturën zonë të kuqe, me mbi 100 të sëmurë në 100 mijë veta nga popullsia. Më i madh është shtimi në rrethet e Kjustendilit dhe të Sofjes. Numrat flasin për “një zgjim” të sëmundshmërisë nga Covid-19, për shkak të periudhës dimërore dhe të shpërndarjes së shpejtë të viruseve të gripit, të situatës së ndërlikuar në një përpjesëtim botëror si dhe të mungesës së një efekti kolektiv nga Covid-vaksinimi, i cili filloi gjatë muajit janar.

Evropa po pret valën e tretë të shpërndarjes së infeksionit dhe po llogarit një problem serioz me importin e vonuar të vaksinave. Akoma që në fillim të fushatës për imunizim në masë kundra Covid-19, që filloi më 27 dhjetor 2020, Bullgaria mbetet në vendin e fundit për nga nivelet e vaksinimit, 5 herë më të ulëta nga mesataret për Bashkimin Evropian ose 10 herë më të ulëta, në krahasim me shtetet më të përparuara . Sipas të dhënave të fundit, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve tek ne është mezi 57 038, kurse ai i të rivaksinuarve - 17 392 veta. 

Sipas një studimi përfaqësues sociologjik, të zhvilluar në fund të muajit janar, 28% nga qytetarët e rritur të anketuar thonë se, do të imunizohen kundra Covid-19, derisa 43% nuk do të vendosin vaksinë. Kjo, sipas disa nga analizatorët është një tendencë shqetësuese, shkakun për të cilën ata e shikojnë në organizimin jo të mirë të vaksinimit dhe të mungesës së një fushate sqaruese. Në studim vihet në dukje akoma se, qytetarët bullgarë mbështeten tek informacioni i marrë në mediat dhe mezi 27% kërkojnë sqarim  nga mjekët e tyre familjar, kurse çdo një person i 10 thotë se fare nuk informohet për vaksinat. Por, çështja është se dhe mjekët personal nuk mund të fusin një qartësi më të madhe për procesin e imunizimit.

“Madje nuk e dimë sesi do të jetë vet organizimi, nëse neve do të na japin t’i vëmë vaksinat, ose do të dërgojnë ekipe - shënon doktoresha Svetllana Sllavova, me një praktikë shumëvjeçare mjekësore në fshatrat Avren, Sadovo dhe Zdravec/rrethi i qytetit Varna/. Tani po bëjmë vetëm listat paraprake të atyre që kanë dëshirë”.

Imunizimi duhet të bëhet prej mjekëve personal, shënon sekretari i Bashkimit të Mjekëve Bullgar në Varna, doktori Svetlin Mitev. Prognoza e mjekëve është se, 30% nga bullgarët do të zgjedhin të vaksinohen . Sipas doktorit Mitev, çdo gjë do të sqarohet gjatë muajit mars, kurse në fund të shkurtit do të fillojë të punojë dhe platforma për regjistrim elektronik, i cili do të pakësojë përpunimin administrativ të dokumentacionit. Sipas avokates  mbi të drejtën mjekësore Maria Sharkova rendi duhet të ndryshohet dhe ana proaktive të mos jetë pacienti, i cili të kërkojë informacion, por specialistët mjekësorë dhe autoritetet, të cilët duhet të lehtësojnë dhe të orientojnë pacientët për vaksinat. Ajo dha shembull me Belgjikën, ku autoritetet lidhen personalisht me pacientin dhe u përgjigjen pyetjeve të tij. “Tek ne autoritetet deri në këtë moment nuk e kanë përfunduar mjaft mirë punën”  -vuri në dukje Sharkova:

“Sa i përket zgjedhjes midis vaksinave të ndryshme, kjo ka kuptim pasi të disponojmë me një sasi të mjaftueshme nga të gjitha vaksinat. Për ne është e rëndësishme të vaksinohen sa më shumë njerëz, një njeri të vaksinohet më shumë sot, ky është një hap drejt imunitetit tonë kolektiv”.

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 200 bullgarë që jetojnë jashtë vendit shprehin çdo ditë dëshirën për t'u kthyer

Çdo ditë pranohen mbi 200 aplikime në kuadër të projektit "Unë zgjedh Bullgarinë", që synon kthimin e bullgarëve jashtë vendit për vendosje të përhershme në Bullgari, njoftoi Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov. Vetëm në 24 orët e..

botuar më 25-10-02 10.49.PD

Në vitin 2024, pjesa më e madhe e emigrantëve ishte nga Turqia, Ukraina dhe Siria

Në vitin 2024, 13 002 persona kanë ndryshuar adresën e tyre aktuale nga Bullgaria në një shtet tjetër, ku 55.1% prej tyre janë burra. Emigrantët e moshës 0-14 vjeç janë 7.7%, ata të moshës 15-64 vjeç janë 82.7%, dhe ata të moshës 65 vjeç e lart - 9.6%..

botuar më 25-10-01 4.39.MD

Një medalje ari, një argjendi dhe dy bronzi për Bullgarinë në Olimpiadën Ballkanike të Informatikës

Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..

botuar më 25-10-01 3.02.MD