Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kupa Botërore e gjimnastikës ritmike në Sofje do të mbahet në mars

Pavarësisht nga datat më të herëta, sportistet tona gjenden në një formë të shkëlqyer

Foto: Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike

Kupa Botërore e gjimnastikës ritmike e cila duhej të zhvillohej nga data 9 deri më 11 prill, do të tërhiqet për në fund të muajit mars për shkak të zgjedhjeve parlamentare. Salla “Armeec” do të përdoret për numërimin e fletëvotimeve dhe nuk ka sesi të transformohet për garë në kuadrin e 12 orëve”, argumenton vendimin e vet Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës. Por, befasia më e pakëndshme për sportistet fine bullgare dhe admiruesit e tyre është se turneu do të zhvillohet pa publik.

Përveçse duhet të jenë gati deri më 26 mars, kur sportistet do të luajnë kombinimet e tyre të para, organizatorët e turneut drejtohen përpara një sfide tjetër të re - të mund të sigurojnë zhvillimin e parrezikshëm të forumit sportiv në kushtet e epidemisë nga koronavirusi.

“Kudo ka tifozë të sportit tonë dhe është shumë e mjerë, kur sallat janë bosh - komenton Iljana Raeva, presidente e Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare-programi “Horizont”. Por, mendoj se vajzat, gjyqtarët, trajnerët, dhe organizatorët janë të vetëdijshëm për ankthin i cili i ra njerëzimit si dhe me faktin se do të duhet të marrin parasysh disa gjëra.Më e rëndësishmja është se gjithsesi garë do të ketë, por a do të zhvillohet ajo me publik ose pa publik, kjo është e keqja më e vogël. Shpresoj se kjo periudhë do të kalojë dhe në një të ardhme të afërt përsëri do të jemi bashkë me admiruesit tanë në sallat e gjimnastikës artistike”.

Iljana Raeva

Gara e vetme në të cilën gjimnastet tona do të matin forca me konkurrencën përpara Kupës Botërore në Sofje , është Gran Pri në Moskë. Sipas Ilijana Raevës vajzat asnjëherë nuk kanë qenë në një formë kaq të mirë sportive. Përpara ditëve të numëruara ata i luajtën ushtrimet rutine të tyre në kampionatin e kontrollit, të fituar nga Borjana Kalejn, e cila mori medaljet e arta në të gjitha pajisjet sportive. Pas saj në shumëgarëshin u renditën Katrin Taseva dhe Stiljana Nikollova.  

Borjana Kalejn

“Që të gjithë mbetëm shumë të kënaqur nga ajo që pamë në kontroll, sepse etapa është shumë e herët, kurse vajzat tona treguan një përgatitje të mirë dhe një mobilizim tepër të mirë - vazhdon Iljana Raeva. Gjatë vitit të kaluar u nevojit disa herë të ndryshojmë  kombinimet për t'i komplikuar ato. Pas kampionatit evropian vazhduam në këtë drejtim dhenë këtë moment e gjithë skuadra kombëtare e grave luan kompozicione jashtëzakonisht të ndërlikuara, konkurruese të elitës botërore.Kuptohet, analizuam dhe të gjitha mangësitë dhe bëmë plane të reja për punë, duke shtuar ngarkesën.”

Në Sofje bullgaret do të drejtohen kundra konkurrenteve të veta nga e gjithë bota. Që të gjitha sportistet elitare dhe në garën individuale dhe tek ansamblet kanë deklaruar pjesëmarrjen e vet, sepse turneu do të jetë një kualifikim për Olimpiadën në Tokio.  

Detyra tjetër e madhe përpara Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike dhe sportisteve  do të jetë Kampionati Evropian në Varna gjatë muajit qershor sivjet.

“Sepse na është për herë të parë ( vendi ynë deri tani nuk ka qenë mikpritës i një kampionati evropian), emocionet tona si dhe mundimi janë shumë të mëdhenj - thotë akoma Iljana Raeva. Këtë javë një ekip i Federatës Bullgare të Gjimnastikës Ritmike do të udhëtojë për në Varnë, ku do të realizojë  takime serioze për saktësime të fundit lidhur me çdo një hollësi .Por, dua t’ju bind, se do të bëheni dëshmitarë  të një gare të organizuar shkëlqyeshëm, meqenëse marrim një përkrahje të madhe nga kryeqyteti ynë detar”.

Akoma nuk është fort e qartë nëse në këtë forum të madh gjimnastet do të mbeten të vetmuara në qilim-pa përkrahjen e admiruesve të vet, për shkak të epidemisë. Në të gjitha rastet do të mund të shijojmë interpretimet e tyre online ose në ekranin televiziv.

Përpiloi: Diana Cankova/në bazë të intervistës së Kristina Ivanovës, RKB-programi “Horizont”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES dhe Federata Bullgare e Gjimnastikës Ritmike




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

facebook.com/groups/mursalevo

Si e gjallëroi Kampionati Evropian i Futbollit sheshin e një fshati në Bullgari 


"Njeriut i duhet shumë pak për të krijuar kushte që ne të jemi bashkë" - këto janë fjalët e të riut Stanisllav  Grozdanov dhe ato bëhen një forcë shtytëse për "zgjimin" e një fshati bullgar në mes të verës futbollistike në kontinentin e vjetër. Vetëm 68..

botuar më 24-06-27 7.30.PD
Ljubomir Epitropov

Ljubomir Epitropov zëvendëson Petër Micin si flamurtar në hapjen e Olimpiadës

Kampioni evropian i notimit, Ljubomir Epitropov, zëvendëson shokun e tij të skuadrës Petër Micin si flamurtar i delegacionit bullgar gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris më 26 korrik, njoftoi Komiteti Olimpik Bullgar. Asambleja..

botuar më 24-06-26 6.04.MD
Viktoria Tomova

Viktoria Tomova do të luajë në çerekfinale në Bad Homburg

Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova arriti në çerekfinale të turneut me bar WTA 500 në Bad Homburg. Ajo korri fitoren e tretë radhazi në qytetin gjerman – një në kualifikimet dhe dy në skemën kryesore. Viktoria Tomova fitoi me 6:4, 6:2..

botuar më 24-06-26 9.19.PD