“Këmbimi i mallrave që realizohet mes Turqisë dhe Bullgarisë është me përmasë 4.5 mlrd. dollarë në vit. Ai është i balancuar, sepse eksporti i Turqisë për Bullgarinë kap shumën rreth 2.4 mlrd. dollarë, ndërsa ai i Bullgarisë për në Turqi – 2.1 mlrd. dollarë. Planifikojmë që gjatë vitit 2021 këmbimi i mallrave midis dy vendeve tona të rritet deri në 5 mlrd. dollarë, ndërsa gjatë vitit 2023 të arrijë deri 6-7 mlrd. dollarë.” Këtë e shënon në një deklaratë me shkrim para BNR-së Zeki Sarıbekir, kryetar i Këshillit Turko Bullgar të Biznesit, i cili funksionon në kuadrin e Këshillit për Lidhje të Jashtme Ekonomike të Turqisë.
Në deklaratë vihet theks mbi rëndësinë që Turqia i kushton zhvillimit të marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me Bullgarinë.
Sipas fjalëve të Zeki Sarıbekir nëpërmjet Bullgarisë realizohet akses te tregjet e BE-së, vendet ballkanike dhe Kina, si dhe te tregje të tjera përmes Detit të Zi.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..