Po vazhdon fushata e regjistrimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të partive dhe koalicioneve për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 4 prill në Bullgari.
Sipas sociologëve nuk do të ketë ndryshim drastik të statukuos që nga viti 2009 e këtej. Analizat kryesore tregojnë kolaboracione të mundshme në Parlamentin e ardhshëm, ku kanë shans të hyjnë 7 formacione politike, vë në dukje në studimin e vet agjencia sociologjike “Sova “Harris”.
“Në fakt këto zgjedhje janë të paparashikueshme për shkak të faktit se nuk mund të parashikohet parametri kryesor – sa njerëz do të shkojnë të votojnë. Në qoftë se votojnë nën 2 mln. veta, kjo do të çojë në një pamje të shtrembëruar që nuk do të korrespondojë me qëndrimin e bullgarëve, do t'i bëjë gjërat shumë të paqëndrueshme dhe do të çojë në një ndryshim shumë të shpejtë. Sepse qëndrueshmëria e një qeverie vjen nga fakti që ajo korrespondon me disponimin e votuesve"- thotë në një intervistë për BNR sociologu Andrej Rajçev. Sipas një studimi të Sova Harris porositur nga gazeta “Trud” aktualisht 14% e bullgarëve nuk do të votojnë, ndërsa 22.4% e zgjedhësve nuk kanë vendosur për kë të votojnë.
Qëndrimet elektorale janë ende të paqarta. Tani për tani përkrahësit e fortë të lojtarëve kryesorë /GERB dhe Partia Socialiste Bullgare - BSP/ deklarojnë mbështetjen e tyre, tregon një sondazh i korrespondentes sonë Iva Antonova nga Vraca, Bullgaria Veriperëndimore. Rajoni është i njohur si pjesa më e varfër e vendit. Sipas Antonovës, rrethi i Vracës do të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme me një imazh të ri, por edhe me problemet e tij kronike. Projektet e infrastrukturës, investimet, vendet e punës dhe politikat në arsim dhe shëndetësi i kanë dhënë një shtytje zhvillimit të rrethit. Sidoqoftë, tendenca e progresit ka anashkaluar disa komuna "rurale" dhe vendbanime më të vogla, ku standardi i jetesës varet nga shuma e pensioneve. Një prej shpjegimeve të mundshme të mungesës së balancës është kontrasti mes pushtetit qendror dhe atij vendor.
"Gjërat ndodhin kur kryetarët e bashkive në vendbanimet përkatëse janë nga partia në pushtet. Mirëpo, kur një qeveri punon për njerëzit, ajo nuk duhet t'i drejtojë paratë vetëm atje ku janë kryetarët e saj. Kjo nuk duhet të ndodhë në një demokraci. Në vendbanimet e vogla do të shihni se për çfarë bëhet fjalë, dallimi është i madh", pohon bashkëbiseduesi i Iva Antonovës.
Konfigurimet politike në vitet e fundit kanë bërë që shumë bullgarë të dëshpërohen: nuk ka rëndësi se cilët janë pushtetarët - gjërat nuk ndryshojnë. Njerëzit rrallë shprehin pritje konkrete ndaj përfaqësuesve të tyre të ardhshëm politikë dhe shpesh deklarojnë se do të votojnë për atë që bën një ofertë më të mirë.
Politikanët, nga ana e tyre, nuk kanë paraqitur ende programe konkrete politike, por kryesisht debatojnë për listat e partive dhe koalicionet e tyre:
"Kjo paaftësi për të dhënë udhëzime, për të qenë një busull për politikanët, na ka çuar në një shtet në të cilin politikanët bëjnë një shfaqje për shkak të vetë shfaqjes, bisedimet mes politikanëve janë për partitë e tyre dhe jo për ne dhe me ne" - tha politologu Ljubomir Stefanov në programin "Horizont" të BNR-së. "Politikanët nuk arrijnë të mirëmbajnë një bisedë të përhershme me votuesit, dhe jo ciklike, vetëm po të ketë zgjedhje."
Sipas tij, për momentin nuk ka asnjë formacion politik i cili të mund të konsiderohet kategorikisht si një bartës i vazhdueshëm i energjisë së protestës dhe të papajtueshmërisë gjatë muajve të verës. "Po presim që fushata të mbushet me mesazhe dhe të dëgjojmë një përmbajtje konkrete", shtoi politologu.
Mirëpo, sipas ekspertit për proceset zgjedhore Daniell Stefanov, idetë dhe platformat e partive kanë një rëndësi gjithnjë e më të vogël, kur bëhet fjalë për atë se kush do të fitojë zgjedhjet.
Madje para fillimit të fushatës zgjedhore polarizimi është në një nivel të lartë, ndërsa"Përplasjet e mprehta do të thonë më pak përmbajtje", është kategorik politologu.
Përpiloi: Elena Karkallanova (sipas intervistave të Petër Vollginit, Veselina Millanovës dhe Iva Antonovës).
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..
Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..