Grigor Dimitrov, i cili është Nr. 18 në skemën e Kampionatit të Hapur të Tenisit në Australi, u klasifikua për raundin e tretë të Grand Slam.
Bullgari fitoi kundër Alex Bolt, i cili ka wild card, me 7:6(1), 6:1, 6:2 në “Margaret Court Arena” në Melburn për më pak se 2 orë.
“Kalova një rrugë të gjatë gjatë 3 muajve të fundit dhe jam shumë i lumtur se arrita të vazhdoj përpara pasi fitova kundër një favoriti vendas. Gëzohem edhe për përkrahjen e bashkatdhetarëve të mi këtu në Melburn dhe i falënderoj sinqerisht”, tha Dimitrov pas ndeshjes së suksesshme.
Rivali tjetër i Grigor Dimitrovit është spanjolli Pablo Carenho Busta, Nr. 15 në skemë.Tenisti bullgar Grigor Dimitrov, i cili mbron titullin e tij në Brisbane, mposhti përfaqësuesin vendas, Xhordan Tompsën me 6:1, 2:1, gjë pas së cilës kundërshtari i tij u tërhoq për shkak të lëndimit. Kështu, bullgari arriti në gjysmëfinalen e tij të..
Bukuri dhe forcë - dy fjalë që na vijnë në mendje si vizione, emocione dhe kujtime sapo shfletojmë kalendarin sportiv të vitit të kaluar. Në të, me një shkrim të bukur mbi shirit, Boryana Kaleyn shkruan mesazhin se me forcë dhe besim mund të arrijmë edhe..
Grigor Dimitrov e hapi vitin sportiv bullgar 2025 me ndeshjen e 1/16-tës në turneun e serisë ATP 250 në Brisbane, ku po mbron titullin e tij. Bullgari mundi tenisin australian Aleksandër Vukiq me 2:0 sete, pasi fitoi setin e parë me rezultat 6:2 dhe setin e..