Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një bullgare e kthen kafenë në art

4
Foto: facebook/JIvart

Me një sasi të mjaftueshme kafeje nuk ka gjëra të pamundura. Kafeja e mëngjesit është një pjesë e pandarë nga jeta e milionë njerëzve nëpër të gjithë botën dhe mbase nuk ekziston njeri, i cili të mos të ketë provuar të paktën njëherë kafenë ekspres, nes-kafenë, frapenë ose kafenë-latte. Por, a e dini se ka njerëz, të cilët e përdorin kafen si pijë jo vetëm që të zgjohen dhe të vijnë në vete, por dhe të pikturojnë me të? Ivelina Hristova-J’IVart është bullgarja e parë, e cila zgjat dorë drejtë kësaj teknike interesante. Dhe pavarësisht se është juriste për nga arsimi, artizë një vend të rëndësishëm në jetën e saj.

Një nga idetë e mia është të mund të krijoj  kafenenë time, një vend ku çdo gjë të jetë e pikturuar dhe e bërë me kafe dhe nga kafeja. Nëpër muret të ketë piktura me kafe, vetë menyja të jetë e shkruar me kafe dhe atëherë më lindi ideja të pikturoj me kafe, ta përdor si bojë”, thotë Ivelina Hristova.  

Çdo gjë filloi përpara rreth dhjetë vjetëve, derisa bullgarja jeton në Angli dhe ka një nevojë të madhe prej emocioneve pozitive në ditët e saj të përditshme. Në fillim fare përdor ngjyrën e errët të kafesë, që të pikturojë kryesisht njerëz buzagaz, të qeshur dhe në këtë mënyrë ka krijuar piktura unikale:

“Në fakt kështu filloi - nga një ide, nga një gjendje jo shumë e mirë shpirtërore, me anë të së cilës unë zbërtheva pasionin tim të madh dhe kuptova se me të vërtetë pikturat prej kafeje mund të më gëzojnë si mua, kështu dhe njerëzit rreth meje.”

Ivelina e zhvillon dhe sot teknikën e vet të pikturimit. Përdor kafenë të përzier me ujë.

“Kafe e grimcuar, kafe e çastit, përzihet me ujë deri në formimin e një përzierjeje, të trashë si bojë, dhe pikturohet. Me fjalë të tjera, çdo një njeri i cili ka dëshirë të pikturojë dhe të provojë metodën mund ta provojë vet”.

Thotë se pikturat janë të gjalla akoma që në momentin e krijimit të tyre. Ato marrin frymë, i nënshtrohen klimës. Tanimë ajo i vë dhe si zbukurime mbi gota, mbi platforma prej druri mbi sandale dhe tavolina prej druri.

“Dhe pasi lartë vendoset një shtresë e lehtë llaku, piktura prej kafeje bëhet shumë interesante. Sepse ka relief dhe ngjyra e kafesë është shumë e bukur, një nuancë e ngrohtë”.

Ivelina Hristova është e përfshirë në librin “Kafegrafia” ku e rendit veten mes 20 prej piktorëve më të mirë nga e gjithë bota, të cilët punojnë me kafe. “Nuk kam marrë një përkrahje nga prindërit e mi të pikturojë - unë thjesht isha fëmija e cila përfundoi drejtësi dhe nuk ndërmori drejtimin e drejtë” - thotë Ivelina. Pohon se arti i saj është një formë e protestës dhe një dëshmi se pavarësisht nga fakti sesa e vështirë është, mund të kesh sukses, madje në Bullgari, dhe pa rëndësi se me çfarë merresh. Thjesht duhet të besosh dhe të duash e të pëlqesh....kafenë.

Autor: Aleksandër Jordanov, BNR – Varna

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: facebook/JIvart


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi do të takohet me publikun bullgar

Shkrimtari shqiptar Grigor Banushi mbërrin në Bullgari për premierën e romanit të tij të ri "Simfonia e pambaruar”, në përkthim të doc. Ekaterina Tërpomanova, ish-kolege nga Redaksia e Gjuhës Shqipe .  Ngjarja do të mbahet në Universitetin e..

botuar më 24-04-16 4.47.MD