Sivjet ekonomia e Bullgarisë do të gjallërohet, duke shënuar rritje prej 2.7% të PBB-së, pas një uljeje prej 4.9% të PBB-së gjatë vitit të parë të pandemisë, ndërsa gjatë 2022-ës tempi do të arrijë 4.9% prej PBB-së, që është një nga nivelet më të larta në BE.
Mirëpo, sektori turistik duhet të jetë i qartë se stina verore këtë vit do të jetë si ajo e vitit 2020.
Kjo është prognoza dimërore e Komisionit Evropian e përhapur sot në Bruksel dhe e cituar nga dnevnik.bg. Parashikimi është shoqëruar me një paralajmërim se pritjet mund të mos realizohen për shkak të rreziqeve rreth përhapjes së infeksionit dhe furnizimeve të vonuara të vaksinave.Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..