Pothuajse një vit Bullgaria ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme epidemiologjike, e cila ndikon jo vetëm mbi mënyrën në të cilën ne komunikojmë midis nesh, por dhe mbi zakonet tona lidhur me punën. Më shumë se 50% nga bullgarët punojnë nga shtëpia e vet që nga fillimi i pandemisë. Rreth 63% nga punëdhënësit kanë futur kushte fleksibile të punës dhe mendojnë t’i ruajnë dhe pasi të kalojë pandemia.
“Në një plan afatshkurtër puna nga shtëpia është një zgjedhje e shkëlqyer, i kursen para punëdhënësit dhe ka anë të shumta pozitive”, thotë Gjeorgji Përvanov ekspert me një përvojë 27 vjeçare në fushën e burimeve njerëzore. Por, përpara se të lirojmë që të gjitha zyrat, duhet t’u kushtojmë vëmendje negativave në një plan afatshkurtër dhe afatgjatë, shënon ai. E pikërisht: nuk ka sesi të zhvillosh një ekip të bashkuar në distancë, humbet komunikimi dhe informacioni.
Një nga rreziqet më të mëdha del shkelja e kufirit midis jetës personale dhe punës. Në botën digjitale duhet vet të mësohemi të ruajmë kohën tonë personale nga angazhimet zyrtare, por pa i lënë pas dore në kohën e cila na është caktuar për punë, këshillon Maria Minçeva nga Dhoma e Tregtisë në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare. Sipas saj ne tani do të fillojmë të ndiejmë domosdoshmërinë prej rregulloreve të reja dhe formimin e kulturës së “përjashtimit nga puna”, që të mund të mbrohet koha personale e nëpunësve.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
"Gëzimi që shihni në sytë e njerëzve që keni ndihmuar nuk mund të përshkruhet me fjalë, duhet të përjetohet!" Kjo u nda nga Veneta Terzieva dhe Valentin Grigorov në Ditën e Iluministëve të Popullit më 1 nëntor. Të dy kanë ndihmuar bullgarë të..
Nga 1 janari 2026, tarifa për lëshimin e një karte identiteti me një periudhë vlefshmërie prej 10 vitesh për një person të moshës 18 deri në 70 vjeç do të jetë 15.34 euro (30 leva), sipas një Dekreti të Këshillit të Ministrave për ndryshimin e..
Me bekimin e Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Bullgare, në faqen zyrtare të Patrikanës që nga data 1 nëntor është i disponueshëm një aplikacion celular për besimtarët. Në versionin e parë, aplikacioni përfshin seksione kryesore si: “Bibla –..