Animatori bullgar Teodor Ushev do të jetë kryetar i jurisë ndërkombëtare, e cila do të vlerësojë filmat nga Konkursi Ndërkombëtar për filma të parë e të dytë dhe nga Konkursi për një film bullgar me metrazh të shkurtër në Sofja Film Festin e 25 jubilar. Bashkë me të në jurinë e sivjetshme janë përfshirë akoma Svetlla Cocorkova, regjisore e filmit “Motra” - fitues në Sofja Film Festin e 24, regjisori rus Ilja Hrzhanovski, regjisori hungarez dhe producent Sabolç Hajdu dhe artistja maqedonase Natasha Petroviç. Krijues të filmave prej 5 shteteve dhe 3 kontinenteve do t’i japin dekoratat e festivalit saktësojnë organizatorët nga “Art Fest”.
Teodor Ushevi është shpallur animatori me më shumë ndikim në botë për 25 vitet e fundit, sipas anketës ndërkombëtare të festivalit më prestigjioz të filmave të vizatuar në Lerida (Animac). Gjatë 15 vjetëve të fundit ai punon për Këshillin Kombëtar të Filmit të Kanadasë. Në biografinë e tij krijuese ka më shumë se 15 filma, të cilët i kanë sjellë mbi 200 dekorata ndërkombëtare nëpër të gjithë botën.
Në kuadrin e edicionit të 25 të Sofja Film Festit Teodor Ushev do të prezantojë një program me filma të veta të vizatuar dhe filma eksperimentalë, mes të cilëve janë ata të njohur për spektatorin bullgar “Vajsha e Verbër” dhe “Fizika e Trishtimit” në bazë të veprave të shkrimtarit Georgi Gospodinov.
Forumi më i madh i filmave në Ballkan - Sofja Film Fest sivjet do të zhvillohet midis datave 11 dhe 31 mars dhe në programin e tij janë përfshirë më shumë se 150 filma artistikë me metrazh të plotë dhe tituj dokumentarë, si dhe mbi 20 filma me metrazh të shkurtër.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..
Modë që nuk vishet, por të frymëzon. Fustane të bukura, por jo prej dantelle apo mëndafshi, por prej metali. Skulpturat e krijuesit Zivko Sedlarski janë në pronësi të muzeve, galerive dhe koleksioneve private në 3 kontinente, duke i dhënë atij..